Agjencia “Zhurnal” ua uron festën e Fitër Bajramit
Lika me ‘llupë në dorë’ : Inspektojmë institucionet
Ligji për gjuhën shqipe - para apo pas zgjedhjeve lokale?
Edhe këtë vit pa liqenin Treska, premtimet e Bekim Muratit mbeten vetëm fjalë
Ligji për përgjimet elektronike ka marrë miratimin nga Komisioni
download_2_70.jpg

Tiranë, 20 prill - Pas miratimit në Komisionin e Sigurisë, ligji për përgjimet elektronike ka marrë miratimin edhe nga Komisioni i Ligjeve.

Me ligjin e ri, kopetenca edhe për përgjimin parandalues do të bëhet me vendim gjykate, pikë kjo që hasi në debate mes deputetëve të PS dhe LSI.Komisioni i Ligjeve ka miratuar në parim ligjin e ri për përgjimet elektronike.

Miratimi erdhi pas debatesh në seancë mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në lidhje me intitucionin që duhet të japë leje për përgjimin parandalues.

PS dhe OPDAT mbështetën idenë që autorizimi duhet të jepet nga gjykata e posaçme kundër korrupsionit.

Hysi: Ajo që kanë propozuar ekspertët bazuar në praktikën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut është që organi që ka pajisjen, bërthamën komanduese që urdhëron përgjimin nuk duhet të ketë dhe autorizimin, dueht të jetë gjykata.

Manja: Për shkak të ligjit të saj organik, kryetari i gjykatës dhe nënkryetari për shkak të ligjit të saj organik, rrethi i afërm i këtyre dy personave janë 24 orë në 24 nën mbikqyrje.

Por Ministria e Drejtësisë dhe deputetët e LSI-së kanë kërkuar që këtë kompetencë ta ketë Prokurori i Përgjithshëm dhe Prokuroria e Posaçme.

“Ministria e Drejtësisë ka rekomanduar dhe vazhdon të rekomandojë, ti qëndrojë idesë që autorizimi për përgjimin e parandalues duhet të qëndrojë në nivel prokurori të përgjithshëm dhe prokurorisë speciale, SPAK”.

Caka: Ta investojmë për çfarëdo lloj përgjimi paraprak, mendoj që është e tëpërt, burokratike, është deri diku dhe arbitrare se krijon abuzitivitete të ndryshme. Nuk mendoj se kjo lloj kompetence, kërkesa për përgjim, duhet të depozitohet poranë kësaj gjykate.

Rama: Unë jam të mos i mbetet fare Gjykatës së Posaçme, por ti shkojë Gjykatës së Lartë, siç e kanë shumica e vendeve anëtarë te BE.

Pavarësisht debateve, LSI ka pranuar qe përgjimet të bëhen vetëm me autorizim gjykate, duke bashkuar votat me PS per miratimin e ligjit të përgjimeve.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 15:08  | Xh.I. | 448 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Përditësuar » Sarajit çdo ditë po i shtohet kriminaliteti, vriten katër persona?
Befason Big Mama në fotot e fundit, tani duket Sexy Mama (Foto)
Përleshje fizike në vendkalimin kufitar, Bogorodicë
Adelina tejet seksi në të zeza (Foto)
Ilir Shaqiri braktis muzikën?! (Video)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.