Zaev i ofroi koalicion PDSH-së
Pse Ibrahimi nuk e uroi Visar Ganiun si fitues në rrethin e parë !?
PDSH rrugës për të hyrë në Qeveri?
Analistët të ndarë nëse VMRO mund të bojkotoj zgjedhjet eventuale të parakohëshme par..
Blushi: Koalicioni PS-LSI ka rënë
ben-blushi1.jpg

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi deklaroi në seancën plenare se “koalicioni PS-LSI ka rënë”.

Duke iu referuar letrës së djeshme të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim drejtuar KQZ-së për shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve, Blushi tha: “Po ndryshoni afatet zgjedhore me një copë letër. Nëse KQZ-ja e pranon kërkesën, do të thotë që ka rënë. Nëse shkelet 18 prilli, pse mos të shkelet 18 qershori? Thoni që po i jepni PD-së kohë, por e keni bërë për të fituar kohë për fatin e koalicionit PS-LSI”.

“Ky koalicion ka rënë. Sot nuk kemi koalicion. Një palë u çmend dhe u fut në çadër, ndërsa pala tjetër shkel 18 prillin. Nuk ka më 18 prill 2017, skadoi dhe koalicioni mbaroi”, shtoi Blushi.

Më tej, Blushi shtoi se kjo krizë politike mund të çojë në mijëra vende pune të humbura dhe në një krizë të thellë të popullit.

Ndërsa deputeti socialist, Taulant Balla tha se kërkesa për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve është bërë në bazë të “dëshirës që edhe në tunelin e çadrës ku ka hyrë PD-ja, t’i mundësohet një vrimë daljeje për tu regjistruar në zgjedhje”, shkruan TCH, përcjellë Klan Kosova.

“KQZ-ja i ka të gjitha mundësitë që të mundësojë deri në datë 29 regjistrimin e PD-së dhe partive të tjera opozitare”, tha Balla.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 16:36  | Z.H. | 628 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Motra e Labit i turpëroi të gjitha këngëtaret në dasmën e tij (Foto)
Motrat Mustafa dalin në piknik, por vëmendjen e merr veshja e tyre! (Foto)
PDSH rrugës për të hyrë në Qeveri?
Zaev i ofroi koalicion PDSH-së
« Lajmi i fundit » Rrahje masive në Bit Pazar, tifozët e Vardarit shkatërrojnë gjithçka para tyre
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.