Kërkesa e Zaevit ndaj Xhaferit ndihmon raportet Qeveri-Parlament
« Destani lojtarëve të tij » Të gjithë presin të kënaqen e krenohen me ju, nderoni shqiptarët
Replikat dhe kundër-replikat e VMRO-DPMNE-së, strategji e mirëkoordinuar
BESA e LR-PDSH për Zhurnal tregojnë se kur do t'i publikojnë kandidatët për kryekomun..
Në Austri operacion kundër “shtetit paralel”
austri-1.jpg

Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Brendshme mësohet se afërsisht 500 forca të sigurisë kanë kryer operacione ndaj 37 adresave në 8 rajone.

Në deklaratë theksohet se në mesin e 26 personave të ndaluar ndodhet edhe Monika Unger, liderja e grupit “kundër shtetit” që njihet si “Unioni i vendeve të Austrisë” i cili ka një retorikë të të djathtës ekstreme.

Ndër të tjera theksohet se grupi duke kryer takime në të gjithë vendin është përpjekur të shtojë anëtarët, nuk njeh ligjet dhe shtetin e Austrisë si dhe kërkon të formojë strukturën e “shtetit paralel”.

Gjithashtu bëhet e ditur se grupi i cili aktualisht ka mbi 1.000 anëtarë ka përgatitur dokumente të jashtëligjshme dhe se njerëzit i gënjente me pretendimin se ata që posedonin këto dokumente ishin të përjashtuar nga ligji.

Grupi në fjalë iu ofronte kundrejt pagesës anëtarëve të tij dokumente të falsifikuara, si targa, karta identiteti si dhe sugjeronin për mos pagesën e taksave dhe gjobave shtetit.

Në operacione mësohet se janë konfiskuar një numër i madh dokumentesh të falsifikuara dhe vlerave monetare, ndërsa të dyshuarit pritet të dalin para gjykatësit ditën e premte.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 18:21  | T.E. | 1,289 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Zaev si asnjë kryeministër më parë, ja çfarë i kërkon kryeparlamentarit Xhaferi
« Video » VMRO tërhiqet nga debati për shkarkimin e Zvërlevskit, Xhaferi nesër cakton seancë për votim
Antikorrupsioni nuk mund ta parandaloj shkarkimin e Zvërlevskit, thotë Shasivari
Vjen për vizitë në Maqedoni, gjen vdekjen turisti 17 vjeçar nga Zvicra
Kaq e kishin kartelat elektronike, kthehen përsëri në përdorim kartonat e kaltërt?
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.