« Zhurnal mëson » Bashkim Bakiu kandidat i mundshëm për komunen e Sarajit nga Lëvizja Besa
« Kastriot Rexhepi për Zhurnal » Lajmi i liferuar në disa media me tendencë vetëm për të dëmtuar imazhin tim personal
« Zhurnal mëson » BDI në Çair anketon tre kandidat, ja cilët janë ato
« Sheshi "Skendërbeu" » Mexhiti fton gjithë shqiptarët të përjetojnë kulturën dhe artin e gjitha trevave shqi..
Skandal në Radovish, nuk lejohet programi për Ditëlindjen e Profetit Muhamed
SALLE-640x359.jpg

Shkup, 20 Prill - Në qytetin e Radovishit në pjesën juglindore të Maqedonisë është pamundësuar programi me rastin e Javës së Ditëlindjes së Profetit Muhamed, raporton Anadolu Agency, transmeton Zhurnal.mk

Këshilltari për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Murat Alkan, duke folur për rastin, u shpreh se programin me rastin e Javës së Ditëlindjes së Profetit Muhamed të cilin e organizojnë që nga viti 1989, këtë vit e kanë organizuar edhe në Maqedoni me temën “Profeti Muhamed dhe Shoqëria e Besueshme”.

Alkan rikujtoi se gjatë ditës së djeshme në Shkup u organizua program nga Fondacioni Turk për Çështje Fetare dhe Unioni i Organizatave Turke të Shoqërisë Civile (MATÜSİTEB), si dhe shtoi se edhe në qytetin e Radovishit sot kishin planifikuar të mbanin një program.

Sipas Alkan, programi është dashur të fillojë sot në orën 19:30, ndërkohë që rreth një orë e gjysmë para fillimit të programit salloni nuk është hapur, ndërsa pasi kanë hyrë në të, janë ballafaquar me mungesë të rrymës elektrike.

Duke theksuar se në lidhje me rastin nuk kanë arritur të kontaktojnë ndonjë zyrtar kompetent, Alkan tha se: “Telefonuam deri te zyrtarët komunal por nuk arritën të kontaktojmë me askënd. Në motin e ftohtë pësuan bashkëatdhetarët dhe fetarët tanë në lindje të Maqedonisë të cilët kishin ardhur nga fshati. Duhet gjetur zgjidhje për këtë”.

Alkan vuri në pah se nuk kanë hequr dorë nga organizimi i programit, duke shtuar se të njëjtin e kanë realizuar në Xhaminë e Re në qytetin e Radovishit.

Ai shtoi se gjendja me të cilën janë ballafaquar vlerësohet si një ofendim për Konsulencën Çështjeve Fetare të Ambasadës së Turqisë në Shkup, për MATÜSİTEB-in, që është organizatë gati e të gjitha shoqatave turke që veprojnë në Maqedoni dhe për muslimanët që jetojnë në Maqedoni.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 17:27  | D.J. | 3,352 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Kastriot Rexhepi për Zhurnal » Lajmi i liferuar në disa media me tendencë vetëm për të dëmtuar imazhin tim personal
Abdylmenaf Bexheti i përgjigjet islamofobit Kastriot Myftaraj
Kolona të gjata në kufinin Bellanoc-Stançiq
Zejd Rexhepi godet partitë shqiptare
Myftaraj, mbeturinë ruso-kineze
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.