« Haxhiraj për Zhurnal » Zgjedhja e çdo shqiptari në krye të komunës është lajm i mirë për Tiranën
Koncepti etnik, jo ai qytetar është modeli më i mire për zgjidhjen e problemeve ndëre..
« Analistët » Koalicionet pas raundit të parë të zgjedhjeve, të zortit ose të frikës
Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Protesta e PD, Basha me kryetarët diskuton planin e ri
resizeImage_2.jpg

Partia Demokratike mund ta përshkallëzojë protestën e saj për zgjedhjet.

Vendimi nuk është marrë akoma, por kreu i opozitës Lulzim Basha e diskutoi përhapjen e protestës në disa pika të ndryshme të vendit, në një takim me kryetarët e degëve të Partisë Demokatike. 

Njëri nga opsionet është bllokimi i disa akseve kombëtare, por mbledhja nuk mori vendim se cilët do të jenë këto akse dhe kur do të bllokohen. 

Opsioni i përshkallëzimit të protestës së opozitës përkon me vizitën disa orëshe të martën në Tiranë të negociatorit gjerman David McAllister. 

Se për çfarë janë të gatshëm të negociojnë demorkatët, kjo është e paqartë, por ish-kryeministri Berisha ka të qartë për çfarë nuk negociohet. 

“Ne nuk bëjmë kompromis me drogën. Me një akt të tillë kemi kthyer krimin në të ardhmen e shqiptarëve dhe kjo do të ishte ndëshkimi më i madh”, deklaroi Berisha. 

Përpara vizitës së negociatorit gjerman, ish-kryeministri bëri edhe një paralajmërim tjetër. “Askush më shumë se ne nuk e do stabilitetin, por ne kemi bindjen më të thellë se pa votë të lirë nuk ka stabilitet”, tha Berisha. 

Megjithatë, duket sikur opozita nuk pret ndonjë ndryshim të pozicionit të kryeministrit. “A ikën Edi Rama? Edi Rama më parë vret veten sesa ikën. Uroj t’i vijë mendja dhe të pranojë zgjidhjen e ofruar, asgjë tjetër veçse votën e lirë”, tha Berisha.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 18:37  | T.E. | 591 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ali Ahmeti rrezikon me Merkon të humbasë 5 komuna tjera?!
Reagon shtabi komunal i BDI në Likovë: Erkan Arifi ka fituar vota sa gjithë kundërkandidatët
Rexhepi pyet Kasamin e Selën: Pse përpara, po ju nga foto takoheshit, por smereshit dot vesh?
Policia bastisë komunën e Karposhit, transportoheshin dokumente?
Sela: Nuk ka arsye pse të bashkëpunoj me Ali Ahmetin
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.