Imuniteti nuk i shpëton nga burgu deputetët që hapën dyert e Kuvendit, thotë Kadriu
« Eskluzive » Destani fton në takim urgjent udhëheqësinë e KF Shkendija pas rezultateve të dobëta
Reforma në BDI, momenti i kthesës është tani
"Alametë dhe Kiamet", punët e Bekim Muratit kryetarit të Komunës së Sarajit
Maturantët në Maqedoni, 32 për qind shqiptarë
1-900.jpg

Shkup, 20 prill - Gjenerata e sivjetme e nxënësve të shkollave të mesme katër vjeçare konfirmon se pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë nivel shkollimi është mbi  30 për qind në nivel të gjitha shkollave të Maqedonisë, shkruan gazeta Koha transmeton Zhurnal.

Konkretisht, në bazë të atyre që kanë paraqitur provimet e maturës për vitin shkollor 2016/2017, gjimnazin dhe arsimin e mesëm profesional katërvjeçar, në muajin qershor pritet ta përfundojnë mbi 16 mijë nxënës. Prej tyre, të paktën 5120 maturantë ose 31.6 për qind janë shqiptarë, respektivisht nxënës që përfundojnë shkollën e mesme në paralelet me mësim në gjuhën shqipe.

Ndërkaq, nxënës që janë evidentuar si maturantë të cilët përfundojnë shkollën e mesme katërvjeçare në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase janë 10632 të tillë ose 65.7 për qind, kurse në gjuhën turke 418.

Përqindja e lartë mbi 65 % e nxënësve në paralelet maqedonase nuk e reflekton plotësisht përqindjen reale të ndarjeve sipas përkatësisë etnike pasi paraqitja e provimeve të para të gjuhës dhe letërsisë për provimet e maturës shtetërore nuk bëhet në bazë të gjuhës amtare por sipas gjuhës në të cilën funksionon paralelja.

Sipas kësaj në mesin e 10632 nxënësve të paraleleve maqedonase, krahas maqedonasve ka jo vetëm serb, vlleh, boshnjak por edhe turq e shqiptarë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 19:29  | T.E. | 3,414 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
VMRO-DPMNE: Për Selën heqja dorë nga platforma është njëlloj sikur të heq dorë nga fëmijët e tij
Reforma në BDI, momenti i kthesës është tani
« Eskluzive » Destani fton në takim urgjent udhëheqësinë e KF Shkendija pas rezultateve të dobëta
Milloshoski: Rasti i Sopotit, fillimi i realizimit të "Platformës së Tiranës"
Shtetasi i Maqedonisë kapet duke kaluar kufirin ilegalisht
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.