« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
« Analistët » ASH mund të qëndrojë në pushtet duke pëshpëritur për reforma, humbja e Shëndetësisë ..
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Ma..
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasador..
Selmani: Udhëzim miqësor për dalje nga kriza; Maleski: Thirrje për zhbllokim të procesit
ku1-640x480.jpg
Shkup, 20 prill - Thirrjet e faktorit ndërkombëtar për të tejkaluar krizën institucionale, duke u bazuar në parimet demokratike, për fat të keq po hasin në vesh të shurdhër, konsideron profesori universitar, Bashkim Selmani.
 
Porositë e fundit të DASh-it ai i cilësoi si një udhëzim dashamirësie, të cilave klasa politike duhet t’u qaset me kujdes, në të kundërtën vendi mund të përballet me sanksione.
 
“Është fakt që RM dhe udhëzimet e saj që i bëhen pikërisht nga faktori ndërkombëtar, t’i themi udhëzimet diplomatike dhe të karakterit të përgjithshëm, deri tani fatkeqësisht udhëheqësit e RM-së kanë hasur në vesh të shurdhër. Tani me vetë deklaratën e mbrëmshme të DASh-it jo vetëm që ishin më konkretë më decidë, por më tepër me dashamirësi e dhanë atë udhëzim se në rast se nuk i përfillin qëndrimet apo parimet demokratike që të vihet në funksion shteti i së drejtës në RM dhe pushteti të dorëzohet në mënyrë të qetë, atëherë do të ketë sanksione të karakterit që nuk është praktikë e përgjithshme e ShBA-ve, për arsye se ShBA-të janë një nga shtetet bazë që ka kontribuuar dhe ndihmuar në pavarësimin e RM-së dhe tani më tepër e shoh si një udhëzim miqësor”,- deklaroi profesori universitar, Bashkim Selmani.
 
Për ish-diplomatin, Denko Maleski, edhe kjo thirrje është në vazhdën e thirrjeve të shumta të faktorit ndërkombëtar, të cilën politikanët vendorë duhet ta marrin seriozisht.
 
“Kjo është vetëm edhe një nga shumë thirrje nga të gjitha vendet demokratike në Europë dhe në anën tjetër të oqeanit të cilat në vazhdimësi i bëjnë me dije presidentit se është obligim i tij ndaj Kushtetutës dhe sistemit demokratik që ta zhbllokojë procesin e ndërprerë demokratik, i cili filloi para katër muajsh me zgjedhjet dhe përfundimisht Maqedonia të fitojë qeveri dhe ai ta ndajë mandatin dhe të zhbllokohet kriza e sistemit tonë politik. Nëse politikanët tanë e marrin seriozisht, duhet të veprojnë sipas procedurave demokratike të vendeve europiane dhe ta zhbllokojnë procesin zgjedhor. Nëse jo, atëherë do të mbetej i hapur interpretimi se çarë saktësisht do të thoshte dhe si do të zbatohej”,- theksoi profesori universitar, Denko Maleski.
 
Uashingtoni ftoi autoritetet e Maqedonisë të formojnë pa vonesë qeverinë e re. Zëdhënësi i DASh-it në një deklaratë për “Zërin e Amerikës” ka theksuar se “ShBA-të inkurajojnë liderët në Maqedoni të bëjnë gjithçka të mundur për formimin e Qeverisë pa shtyrje të mëtejshme, në mënyrë që vendi të mund të vazhdojë reformat e nevojshme për anëtarësimin e plotë në familjen euroatlantike.
 
ShBA-të do të punojnë me partnerët europianë për t’i nxitur politikanët të heqin dorë nga pengesat si dhe t’i mbajnë ata përgjegjësi për veprimet e tyre”.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 21:30  | T.E. | 1,828 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Ja emrat e Ambasadorëve të ri që do ta përfaqësojnë Maqedoninë ?!
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasadorëve shqiptar?!
« Zhurnal mëson » Kryetari i ri i Këshillit të Komunës së Gostivarit, sërish nga rradhët e BDI-së
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Maqedoni ?
A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Maqedoni ?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.