« Analizë » Opozita e shqiptare "flet" vetëm me heshtje?!
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
Shkupi thyen rekordin për ndotjen e ajrit
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
Ministri Nuhiu në tryezën e rrumbullakët për Ligjin e ri për procedurë penale
133663501.jpg

Shkup, 20 prill - Hyrja në fuqi e Ligjit të ri për procedurë penale paraqet kthesë në funksionimin e sistemit penal-juridik të Republikës së Maqedonisë, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu në tryezën e rrumbullakët në temë "Promovimi i raportit nga impakt evaluacioni i trajnimit për Ligjin për procedurë penale", të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup.

"Kjo ndërhyrje e madhe reformuese kishte për qëllim sendërtim cilësor dhe funksional të sistemit të përndjekjes penale-juridike në të gjitha fazat e saj normative-procedurale, me theks të veçantë të fazës së hetimit. Vendosja e këtij standardi sistematik normativ, jo vetëm që na afron deri te synimet tona eurointegruese, por njëkohësisht na mundëson detektim më efikas dhe përballje me të gjitha format e krimit, me këtë rast duke siguruar realizim më të shpejtë të drejtësisë", deklaroi Nuhiu, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Potencoi se cilësia e një ligji ose të ligjeve nga një fushë, si në rastin segmenti penal-juridik, nuk varet vetëm nga cilësia e dispozitave të shkruara, harmonizimit ose saktësimit të tyre, por edhe nga mirëkuptimi dhe zbatimi praktik në funksionimin e përditshëm të institucioneve kompetente.

"Në fund të fundit pikërisht praktika dhe përvoja e saj është ajo e cila e e jep vlerësimin vendimtar për efikasitetin dhe efektivitetin e ligjeve, nëse dhe sa jemi të suksesshëm. Në këtë kontekst, mendoj se edhe kjo tryezë e rrumbullakët, gjegjësisht raporti nga impakt evaulacioni i trajnimit për LPP kanë rëndësi të jashtëzakonshme në vlerësimin e bashkëpunimit dhe në detektimin e dobësive eventuale që duhet të largohen", tha Nuhiu.

Ministri Nuhiu u falënderua për mbështetjen e OSBE-së dhe organizatave të tjera relevante ndërkombëtare në realizimin e këtij projekti sistematik, duke potencuar se në serinë e sfidave reformuese me të cilat MPB-ja u përball në vitet e fundit, Ministria mori ndihmë të madhe nga partnerët e SHBA-së, BE-së, OSBE-së dhe organizatave të tjera relevante ndërkombëtare. 

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 21:31  | T.E. | 2,316 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zaevi i drejtohet Ramës në shqip “Faleminderit Edi”
800 milion franga të vjedhura së shpejti kthehen në Maqedoni, thotë Ibrahimovski
E enjtja e ardhshme ditë jopune
Amdi Bajram konteston bojkotin e VMRO-së, i vardiset shumicës ?
Zaev: Nuk do ketë rekonstruim të qeverisë
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.