Daçiq: Serbia mund të ndryshojë qëndrimin për emrin e Maqedonisë
Gruevski: Qeveria gabon nëse e ndryshon politikën tatimore
Jeremiq: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, dilentantizëm dhe mashtrim diplomati..
« E tmerrshme » Huliganët maqedonas rrahin barbarisht Albanin, institucionet heshtin (Foto)
Reagon BFI: Në Radovish nxori krye racizmi fetar
Pamje-nga-Radovishi-1024x687.jpg

Shkup, 20 Prill - Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFI) ka reaguar ndaj pengimit për mbajtjen e programit fetar me rastin e Javës së Ditëlindjes së Profetit Muhamed në qytetin e Radovishit, informon Zhurnal.mk

"Mbrëmë ranë të gjitha maskat e bashkëjetesës dhe të tolerancës! Mbrëmë ngriti kokë racizmi fetar duke iu bashkangjitur kokave të racizmave të tjerë që kohëve të fundit po shprehen kundër pjesëtarëve të konfesionit islam në vend. Shoqërisë maqedonase nuk iu desht ky lluks i cili mund të shkaktojë pasoja të pariparueshme për shtetin dhe për rajonin më gjërë. Mbrëmë, në Radovish duhej të mbahej programi kushtuar Ditëlindjes së Pejgamberit a.s. organizuar nga Atasheu për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqisë në bashkëpunim me BFI në RM", thuhet në reagimin e BFI-së.

BFI thotë së në Radovish nuk u lejua publiku mysliman që të futet në pallatin e kulturës në Radovish për ta përcjllë programin festiv por u mbajt në shi deri në momentin e fundit. Menaxhuesit e këtij institucioni nacional, i cili mbahet dhe funksionon edhe me taksat e myslimanëve të Radovishit, pak para kohës kur duhej të fillonte programi, iu drejtuan masës myslimane duke ju thënë që të ikin në shtëpi se sonte nuk ka drita.

"Në mesin e kësaj mase pati mysafirë të lartë nga Shteti i Turqisë, pati nga Ambasada Turke në Shkup, pati përfaqësues nga Rijaseti, profsorë të Medresesë si dhe personalitete të ndryshëm nga jeta publike në vend", thonë nga BFI.

Bashkësia Islame e Maqedonisë reagon ashpër kundër këtij gjesti racist antiislam dhe kërkon nga organet gjegjëse që urgjentisht të ndëshkohen të gjithë këta racistë të cilët, në ditën mjaft të ndjeshme për myslimanët e vendit, në momentin kur emocioni i dhembshurisë, i mallit dhe i dashrisë për Pejgamberit a.s. mund të kalojë shumë lehtë në emocion të pakontrollur, deshtën që krizën politike në vend ta devijojnë në krizë ndërfetare me pasoja katastrofale për shtetin dhe, më gjërë, për rajonin. 

"Kërkojmë nga faktorët me relevancë si të vendit ashtu edhe ndërkombëtarë që ta dënojnë këtë akt racist ndërsa nga digasteri qeveritar nën kopetenca të të cilëve është kjo qendër kulture, kërkojmë që t’ju shprehet një ndjesë publike të gjithë pjesëtarëve të fesë islame në vend, kurse ndaj huliganëve nën petkun e menaxhuesve kulturorë të ndërmerren masa përjashtuese. Diversiteti kulturor dhe fetar është pasuri dhe jo shkas që të mjerët t’i shfryejnë frustrimet e veta shoveniste dhe raciste. Koha dhe vendi i tyre tashmë ëshhtë në ferrin e historisë së perënduar. Sot është koha e vlerave qytetëruse properëndimore", thuhet në reagimin e BFI-së.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 22:12  | D.J. | 4,002 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gjuajtje me armë pranë burgut të Idrizovës, ja çfarë ndodhi
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Morena do t’ju çmendë me këtë foto nga pishina (Foto)
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Prillit` nga ana e Beogradit
Bigi po martohet, ja detajet!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.