Reka: Veprimi i Beogradit, tentim për të penguar integrimin e Maqedonisë në NATO
« Konfirmohet lajmi i Zhurnalit » Aziri zyrtarisht kalon në LR-PDSH
« Bozhinovski për Zhurnal » Kryeprokurori i ri të ketë vlera të larta morale, integritet dhe profesionalizëm
« Zhurnal mëson » BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër
Peleshi: I kemi emrat për President, por presim opozitën; Bushati: Po gënjen
screenshot-13_1492722029-7204618.jpg

Të ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në News24, Zv/kryeministri Niko Peleshi u shpreh se mazhoranca ka emra për zgjedhjen e presidentit, por presin edhe angazhimin e opozitës. “Për çështjen e presidentit, mendoj se ka disa afate kushtetuese dhe duhet të respektohet. Janë konsumuar 2 raunde pa produkt dhe kjo ka një shpjegim, pasi po presim konsensus me opozitën. Pra nuk është se ne nuk kemi emra, por po blejmë kohë në favor të dialogut me opozitën”- tha Peleshi.  Ndërkohë analisti Andi Bushati tha kjo është një gënjeshtër nga ana e mazhorancës dhe nuk po pritet për opozitën edhe për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve , por sipas tij po përdoret Kushtetuta për të zgjidhur sherret Rama-Meta.

“Jemi para një gjeje aspak serioze, pasi hapen turnet për president pa pasur emra. Pra këta thonë se e bëjnë për t’i dhënë kohë opozitës, por mua më duket një gënjeshtër. Kemi 4 vite që qeverisemi me idenë, e ka Saliu fajin, e ka Luli fajin. Ndaj ndodhi që dy parti thanë se nuk regjistrojmë koalicionin se po presim Lulin. Po ti prite Lulin, por të pakteën zbato për vete afatet. Pra kjo nuk është se po bëhet për opozitën. Këta po përdorin ligjin dhe Kushtetutën për të zgjidhur sherret që nuk zgjidh Rama me Metën. Njëri thotë unë i kam thënë shqiptarëve që nuk futem në zgjedhje pa u futur opozita, dhe tani që na ka ardhur data për tu regjistruar, hajde e shtyjmë. Pra kur do ti, këto janë tabu, ndërsa kur nuk do ti, ligjet bëhen copa leckash. Ta heqin këtë fabulën që nuk e ha njeri se po presin PD, por nuk zgjedhin hallet tona dhe të blejmë kohë për të zgjedhur hallet e Ilir Metës dhe Edi Ramës”- tha Bushati. 

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama u shpreh se Shqipëria është në një krizë institucionale politike dhe se kriza themelore është kriza e zgjedhjeve. Ai tha se qytetarët nuk kanë besim se do lexohet vullneti i tyre përmes votës. “Fakti është se Shqipëria është në një krizë institucionale politike, e kushtetuese që kërkon zgjidhje. Kriza themelore është kriza e zgjedhjeve. Ne jemi koherent për qëndrimet tona dhe mendojmë se Shqipëria duhet të realizoje zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse do ishte zgjidhur çështja e zgjedhjeve atëherë nuk do ishim këtu. Problemi i zgjedhjeve ka krijuar të gjithë problemet e tjera. Qytetarët nuk kanë besim se do zhvillohen zgjedhje që të lexohen vullneti i qytetarëve. Ligji parashikon që raundi nga raundi për president duhet të jetë jo më pak se 7 ditë. Para 5 vitesh janë bërë 2 raunde brenda ditësh dhe formalisht nuk është e jashtëligjshme. Letra drejtuar KQZ-së është një shprehje vullneti që kërkojmë të interpretohet ligji. Pra pa shkelur ligjin të mundësohet që edhe opozita të përfshihet në proces, pasi zgjedhjet pa opozitën janë paradoks”- tha Luan Rama. /news24/

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 23:12  | T.E. | 1,022 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Konfirmohet lajmi i Zhurnalit » Aziri zyrtarisht kalon në LR-PDSH
Dridhet Shkupi
Jeremiq: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, dilentantizëm dhe mashtrim diplomatik
Daçiq: Serbia mund të ndryshojë qëndrimin për emrin e Maqedonisë
« Dokument » Publikohen dokumenta ku qeveria e Gruevskit planifikonte ndërtimin e banesave për emigrantët
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.