« Analistët për Zhurnal » Dhuna në Parlament, regres në planin e evrointegrimeve
« Video » Dalin pamjet e reja, ja si futeshin persona të maskuar në Parlament
Hojt Ji nga nesër në vizitë dy ditore në Maqedoni, Ivanov ndryshon mendjen
Sekretari i LR PDSH Taravari njofton mbi gjendjen e Ziadin Selës
Padi penale për drejtorin e "Ujësjellësit dhe kanalizimit" për falsifikim të diplomës
vodovod.jpg

Shkup, 20 prill - Drejtorit të ndërmarrjes private “Ujësjellës dhe kanalizim” Aleksandër Atanasov, i është ngritur padi penale nga ana e Sindikatës për Turizëm dhe Ekonomi. Kryetari i kësaj sindikate, Darko Dimovski tha se këtë vendim e kanë ndërmarrë  për shkak se Atanasov është drejtor pa diplomë valide.

Sipas tij, inspektorë të Inspektoratit të Punës gjatë një kontrolli ia kanë kërkuar diplomën Atanasovit, por ai  nuk ua ka treguar. Dimovski tregoi dokumente sipas të cilave Ministria për Arsim dhe Shkencë ia bën të ditur Atnasovit se diploma e tij nuk pranohet, pasi që e njëjta nuk gjendet në listën e 500 universiteteve të ranguara në Listën e Shangait.

“Sindikata e SUTKOZ përmes avokaturës Davidoviç, deri tek Prokuroria Themelore Publike kemi ngritur një padi penale për mashtrim për zotëri Anasovin. Ai edhe pse është në dijeni se që diploma e tij është jo valide, përsëri nuk e dorëzon diplomën në Qytetin e Shkupit, te kryetari Koce Trajanovski dhe vazhdon që të mbajë funksionin si drejtor gjeneral i ndërmarrjes private ‘Ujësjellës dhe kanalizim’”, tha Darko Dimovski, Kryetari i Sindikatës.

Sindikata akuzoi se njeriu i parë i ndërmarrjes publike “Ujësjellës dhe kanalizim” Shkup, në mënyrë të paligjshme ka larguar dhe degraduar punëtorët me bindje të ndryshme politike. E më i thirruri për këtë rast drejtori Aleksandër Atanasov, vazhdon të mbaj larg gazetarët duke mos u përgjigjur në asnjë thirrje telefonike.

 20.04.2017, 23:50  | T.E. | 1,930 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Video » Zbardhen bisedat e huliganëve: Pse s’na sollët kokat e deputetëve
Hojt Ji nga nesër në vizitë dy ditore në Maqedoni, Ivanov ndryshon mendjen
Ivanov i bie në gjunjë Hoyt Brian Yee
Kreu i BFI-së viziton Ziadin Selën në spitalin e Tetovës
« Foto: » Ky është bashkëshorti i Violetë Kukaj – Retkoceri
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.