« Zhurnal mëson » Bashkim Bakiu kandidat i mundshëm për komunen e Sarajit nga Lëvizja Besa
« Kastriot Rexhepi për Zhurnal » Lajmi i liferuar në disa media me tendencë vetëm për të dëmtuar imazhin tim personal
« Zhurnal mëson » BDI në Çair anketon tre kandidat, ja cilët janë ato
« Sheshi "Skendërbeu" » Mexhiti fton gjithë shqiptarët të përjetojnë kulturën dhe artin e gjitha trevave shqi..
Kosovë - PDK-LDK s’i kanë votat për Demarkacionin
pdk-ldk.jpg

Prishtinë, 20 prill - Jo vetëm opozita, kundër Marrëveshjes së Demarkacionit janë edhe një numër jo i vogël i deputetëve të koalicionit, të cilët thonë se nuk do të ndërrojnë mendje.

Nait Hasani, Shpejtim Bulliqi e Adem Salihaj janë vetëm disa nga deputetët të cilët bindshëm kanë ritheksuar se nuk do ta votojnë versionin aktual të Marrëveshjes së Demarkacionit.

Ndërkohë Hatim Baxhaku, Anton Quni e Shukri Buja nuk kanë preferuar ta publikojnë qëndrimin e tyre, sado që disa herë janë zotuar se do të veprojnë në mënyrën më të duhur, shkruan “Zëri”.

Pos këtyre, deputetët Shaip Muja, Vjosa Osmani, Melihate Tërmkolli, Arben Gashi, Fatmir Rexhepi e Raif Qela janë disa emra të tjerë të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth Demarkacionit.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar edhe njëherë se nuk do ta votojë Marrëveshjen e Demarkacionit po që se ajo shkon në Kuvend.

“I kam deklaruar qe dy vjet këto gjëra, pse nuk e votoj dhe as nuk kam ndërruar qëndrim. Pa konsensus nuk e votoj asnjë demarkacion”, ka deklaruar Hasani për “Zërin”.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 09:27  | Z.H. | 527 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Kastriot Rexhepi për Zhurnal » Lajmi i liferuar në disa media me tendencë vetëm për të dëmtuar imazhin tim personal
Abdylmenaf Bexheti i përgjigjet islamofobit Kastriot Myftaraj
Kolona të gjata në kufinin Bellanoc-Stançiq
Zejd Rexhepi godet partitë shqiptare
Myftaraj, mbeturinë ruso-kineze
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.