Nesër fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme
« Analistët » Fitorja e Edi Ramës "shpresë" edhe për shqiptarët e Maqedonisë
Shekerinska: Do të përpiqemi për debat, dhe të pranojnë se nuk jemi gjithmonë në të d..
Vrasjet dhe pasiguria, po e godasin biznesin në Komunën e Sarajit, Bekim Murati nuk n..
Bajrami:Pagesa ekstra dhe fonde për mësimdhënsit dhe shkollat cilësore
Arsim-Bajrami-1.jpg

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, në emisionin e mëngjesit në RTK deklaroi se kanë formuar tashmë pakon e plotë që definon mësimdhënësin e shekullit 21 në Kosovë. Kjo pako parasheh pagesa ekstra për mësimdhënësit cilësorë dhe fonde ekstra për shkolla cilësore. Profesioni i mësimdhënësit do të mbrohet nga shteti ndërsa pakoja e re do hyjë në fuqi që nga fillimi i vitit të ri shkollorë

Një mësimdhënës cilësorë, në të ardhmen e afërt, mund të marrë deri në gjysmë page më shumë si shpërblim mujorë, nëse ai arrin të kalojë vlerësimet dhe të licensohet sipas pakos së re të mësimdhënsit, përmbajtjen e së cilës e lansoi në emisonin e Mëngjesit ministri I Arsimit, Arsim Bajrami.

Mjafton që ai të jetë një mësimdhënës cilësorë, të kalojë të gjitha trajnimet e caktuara apo të azhurnohet me të rejat të cilat do të kërkohen nga Udhëzimi i Ri administrativ për t’u licensuar në shkallë të ndryshme të mësimdhënjes.

“Kemi marrë modelin finlandez, i cili është një prej modeleve më të mira në botë. Është një udhëzim administrativ që përfshin një paketë të tërë pikash për të rregulluar standarin e mësimdhënsin. Po ju ofrojmë një standard evropian për profesionin e mësimdhënësit. Paketa  rregullon dhe përcakton se kush mund të jetë mësimdhënës dhe cilat janë detyrimet e tyre”, tha ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.

Sipas tij, Implementimi fillon këtë ditë vit.

“ Kemi rregulluar kriteret. Dëshirojmë që mësimëdhënësit të jenë studentët e ekselencës që kanë një shkallë të lartë të njohurive që nga shkolla e mesme. I kemi ndarë në 4 grupe: Mësimdhënës i karrierës i cili është fillestarë, vjen nga fakulteti dhe është mentoruar. Grupi i Dytë vjen pas 5 viteve dhe mësimdhënësi do të verfikohet dhe do të bëhet mesimdhënës mentor.Grupi i tretë do të jetë mësimdhëns i avancuar dhe në fund Mësimdhënës i Merituar. Do ketë një garë positive në mes mësimdhënësve për shkak se secili avancim do të stimulohet financiarisht”, ka treguar për detajet e pakos ministri Bajrami.

Sipas tij, avancimet dhe gradimet do të udhëhiqen nga një komision i krijuar nga ministria, por anëtarët shumica do të jenë të jashtëm dhe nuk do të vinë nga byrokracia e ministrisë së Arsimit.

“ Kjo paketë e bën mësimdhënsin apo profesionin e mësimdhënsit të mbrojtur nga shtetit, por njëkohësisht edhe llogaridhënës ndaj fondeve. Do të jetë shumë atraktive që të jesh mësimdhënës për shkak se do të mbrojmë fuqishëm këtë profesion, nga i cili varet edhe e ardhmja e fëmijëve tonë. Jemi të vetëdijshëm se ky profesion është duke u sfiduar nga ndryshimet e mëdha teknologjike”, theksoi ministri Bajrami.Gjithashtu, ministri Bajrami, ka njoftuar për Kontratën e Re kolektive që do të zbatohet krahahas  pakos së rë të mësimdhënësit dhe premtoi se do të gjenden fonde për të zbatuar këtë pako.

“ Personalisht premtoj për një angazhim maksimal për gjetjen e fondeve qoftë nga qeveria e Kosovës apo donatorët. Duhet të ndryshojë profesioni i mësimdhënësit në Kosovë dhe nuk shkohet më me këtë system. Ju e patë çfarë vlerësimi morëm për sistemin arsimor nga IPA”, ka deklaruar ministri i Arsimit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.04.2017, 09:29  | Z.H. | 436 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Vrasjet dhe pasiguria, po e godasin biznesin në Komunën e Sarajit, Bekim Murati nuk ndërmori asnjë aksion sensibilizuesë kundër përdorimit të armëve!
Letër publike nga Drejtori Agjencisë Zhurnal, drejtuar partive politike shqiptare, posaqërisht liderit të BDI-së, z.Ali Ahmetit
Plloshtani: Miratimi i ligjit për shqipen, Zaevin e bën më të besueshëm te shqiptarët dhe ndërkombëtarët
Me shkas: Bajrami i gjakosur
Getoari poston foto i zhveshur, ja komenti i Marinës (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.