« Analistët për Zhurnal » Dhuna në Parlament, regres në planin e evrointegrimeve
« Video » Dalin pamjet e reja, ja si futeshin persona të maskuar në Parlament
Hojt Ji nga nesër në vizitë dy ditore në Maqedoni, Ivanov ndryshon mendjen
Sekretari i LR PDSH Taravari njofton mbi gjendjen e Ziadin Selës
Arlind Ajeti dëmtohet sërish
auto_FFS21981492757885.jpg

E nisi në një mënyrë të shkëlqyer fazën përgatitore në fillim të sezonin, por me nisjen e kampionatit gjithçka shkoi si mos më keq për Ajetin te Torino, duke e ndjekur dëmtime të njëpasnjëshme.

Arlind Ajeti u bë pjesë e kombëtares shqiptare në ndeshjen eliminatore të marsit ndaj Italisë dhe tregoi se ishte në një formë të mirë ndaj të kaltërve.

Megjithatë, dëmtimet e kanë ndjekur sërish mbrojtësin. Ai ndjeu dhimbje në pulpë në fillim të javës dhe pas analizave rezulton se Ajetit do t’i duhet të paktën një javë për t’u rikthyer në stërvitje, duke humbur kështu mundësinë për të qenë pjesë e Torinos në ndeshjen e radhës ndaj Chievo-s.

Në transfertën e Veronës, Torino nuk do të ketë në dispozicion edhe tre mbrojtës të tjerë, brazilianët Castan e Carlao si dhe Christian Molinaron. Duke parë këto mungesa prezenca e Ajetit ishte domosdoshme në këtë sfidë me trajnerin Mihajlovic që ishte gati ta aktivizonte titullar 23-vjeçarin shqiptar.

 21.04.2017, 10:17  | Z.H. | 462 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Video » Zbardhen bisedat e huliganëve: Pse s’na sollët kokat e deputetëve
Hojt Ji nga nesër në vizitë dy ditore në Maqedoni, Ivanov ndryshon mendjen
Ivanov i bie në gjunjë Hoyt Brian Yee
Kreu i BFI-së viziton Ziadin Selën në spitalin e Tetovës
« Foto: » Ky është bashkëshorti i Violetë Kukaj – Retkoceri
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.