« Fouere për Zhurnal: » Aktet e djeshme e kanë një emër, Nikolla Gruevski dhe Gjorge Ivanov
« VIDEO » Ja momentet e sulmit ndaj Zaevit dhe Shekerinskës
« Lajmi i fundit » Ambasadorët e huaj me një konferencë të jashtëzakonshme
Protestuesit sulmojmë Zoran Zaevin dhe disa deputet të LSDM-së
Policia belge paralajmëroi kolegët francezë për sulmuesin në Paris
auto_21paris6_1492760843-43766261492761483.jpg

Sulmuesi në Paris i cili të enjten vrau një polic dhe plagosi rëndë dy të tjerë është identifikuar në bazë të dokumenteve të makinës, raporton BBC.

Megjithatë, siç thonë ata, zyrtarët francezë ende nuk e kanë publikuar identitetin e tij.

Mediat lokale raportuan se 39 vjeçari kishte jetuar në një periferi të Parisit, dhe është parë si një terrorist potencial islamik.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin dhe tha se ekzekutori ishte Abu Youssef.

Përveç kësaj, shërbimi belg gjatë së enjtes përcolli informacionin te kolegët e saj se Yousuf al-Osri ka lëvizur nga Belgjika në Paris.

"Problem – Yousuf al-Osri (17/06/1981) - në rrugë për në Paris. Të nderuar kolegë, policia në Antwerp ka informacion në lidhje me një person që ka dosje në shërbimin tonë. Ky person ka blerë një biletë për Talia dhe në ora gjashtë ka lëshuar Belgjikën. Po ju dërgojmë një foto. Përshëndetje", thuhet në mesazh.

Presidenti francez, Francois Hollande, pritet që të mbajë një takim të kabinetit të tij, duke pasur parasysh se francezët shkojnë në votime të dielën.

Hollande tha gjithashtu se ai ishte i bindur se sulmi ishte "i lidhur me terrorizmin".

Një makinë është ndalur para një automjetit të policisë në natën e së enjtes në Paris, doli jashtë dhe hapi zjarr në një automjet me armë automatike.

Një polic u vra në atë rast. Sulmuesi pastaj u përpoq për të shpëtuar, por u vra. Në këtë sulm janë plagosur edhe dy police të tjerë.

 21.04.2017, 10:02  | Z.H. | 498 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Dramë në rrugët e Shkupit, tentoi t`iu ikë njësitit "Allfa", por pëson lëndime serioze
« Po ndodh tani në Parlament » Veljanovski lëshon kolltukun, LSDM i bën thirrje Manojlovskit të fillojë seancën
« VIDEO » Ja momentet e sulmit ndaj Zaevit dhe Shekerinskës
Policia speciale fillon arrestimin e huliganëve
Vuçiqin e tmerron fakti se një shqiptar u bë kryetar kuvendi
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.