Nesër fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme
« Analistët » Fitorja e Edi Ramës "shpresë" edhe për shqiptarët e Maqedonisë
Shekerinska: Do të përpiqemi për debat, dhe të pranojnë se nuk jemi gjithmonë në të d..
Vrasjet dhe pasiguria, po e godasin biznesin në Komunën e Sarajit, Bekim Murati nuk n..
"Një film i premtuar", nisin xhirimet e filmit për varfërinë e Shqipërisë në vitet ‘90
film_5.jpg
Loading...

“Një film që është menduar që para shumë kohësh, një skenar i shkruar para 12 vjetësh. Këtë projekt unë e paraqita në QKK para disa muajsh dhe rezultoi fitues”, pohon regjisori Petrit Ruka për projektin e tij më të fundit në fushën e kinemasë.

Në Përmet kanë filluar xhirimet për filmin artistik me metrazh të shkurtër “Një film i premtuar” me skenar dhe regji nga Petrit Ruka.

Petrit Ruka ka realizuar ndër vite më shumë se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor. Këtë herë filmi i tij më i fundit me financim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë sjell Shqipërinë në vitet ’90 kur sapo ishte ndërruar sistemi. Jetesa në Shqipërinë e atyre viteve nuk ishte e lehtë dhe emigrimi ishte i madh. Ngjarjet në film janë vendosur në një fshat, ku disa fëmijë kërkojnë të shikojnë një film të vërtetë. Ata mundohen shumë, por për këtë i ndihmon një italian, roli i të cilit luhet nga aktori Karafil Shena.

Regjisori Ruka tregon se ky ka qenë një projekt i menduar që para shumë vitesh, por vetëm tani pas financimit të QKK u bë i mundur realizimi i tij, shkruan sotnews.

“Një film që është menduar që para shumë kohësh, një skenar i shkruar para 12 vjetësh. Këtë projekt unë e paraqita në QKK para disa muajsh dhe rezultoi fitues”, pohon regjisori Petrit Ruka për projektin e tij më të fundit në fushën e kinemasë.

Regjisori tregon se filmi merr ngjyra trishtuese për një ëndërr që është shumë e vështirë të realizohet.

“Një film që nis me tre fëmijë dhe ngjarjet zhvillohen në vitet ’90, ku sapo ka rënë regjimi komunist në Shqipëri, por ende struktura dhe infrastruktura shoqërore materiale në vend është po ajo e viteve ’70-’80 me atë varfëri drastike, madje është bërë më e frikshme. Dëshpërimi i fëmijëve është bërë dhe më i frikshëm, sepse prindërit sapo kanë ikur në vende të tjera të huaja dhe janë të braktisur”, pohon regjisori Petrit Ruka.

Ngjarjet e filmit nisin në një fshat malor, ku jetojnë fëmijët prindërit e të cilëve janë në emigracion. Të harruar në atë fshat kanë një ëndërr mes varfërisë së madhe që jetojnë. Ata duan të shikojnë një film prej vërteti, sepse asnjë prej tyre nuk ka zbritur në kryeqytet dhe të ketë parë një film në kinema me ekran të madh ose siç quhet një film pëlhure. Atyre i lind ëndrra për të parë një film kur një prej tyre ka zbritur në qyet dhe ka parë një projeksion të tillë.

“I lind dëshira të ndërtojnë një aparat për të parë filmin. Filmi merr ngjyra trishtuese për një ëndërr që është shumë e vështirë të realizohet. Këtu mbështetet subjekti për të mos u zbuluar e gjitha çfarë ndodh, por këtë ëndërr e bëjnë dalëngadalë realitet deri në fund pasi arrijnë të shohin një film të vërtetët në fshat. Dikush në fshat këtë ëndërr ua bën realitet. Veç fëmijëve dhe pleqve e plakave në fshat nuk ka njeri tjetër. Aktori Karafil Shena është në rolin e italianit që kalon rastësisht në atë fshat dhe është ai që ua realizon ëndrrën atyre”, pohon më tej regjisori Ruka.

Sipas tij, Përmeti është zgjedhur për xhirime pasi është ndër rrethet që ka fshatrat më të bukur në Shqipëri. /KultPlus.com

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.04.2017, 10:57  | L.E. | 352 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Vrasjet dhe pasiguria, po e godasin biznesin në Komunën e Sarajit, Bekim Murati nuk ndërmori asnjë aksion sensibilizuesë kundër përdorimit të armëve!
Letër publike nga Drejtori Agjencisë Zhurnal, drejtuar partive politike shqiptare, posaqërisht liderit të BDI-së, z.Ali Ahmetit
Plloshtani: Miratimi i ligjit për shqipen, Zaevin e bën më të besueshëm te shqiptarët dhe ndërkombëtarët
Me shkas: Bajrami i gjakosur
Getoari poston foto i zhveshur, ja komenti i Marinës (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.