Zhurnal sfidon Talat Xhaferin, eja në debat publik
Edhe PDSH-ja në "krahët" e Zoran Zaevit
"Ringu" i fundit i SHBA-së përmes Hojt Ji për ta debllokuar Maqedoninë
BDI hedhë poshtë zërat se do t`i tërheqin nënshkrimet
"Sofra e Skënderbeut", shkëmbi Monument i Natyrës dhe destinacion turistik
sofra.jpg

Legjenda thotë se mbi këtë gur hante bukë ushtria e Skënderbeut, nga ku ka marrë edhe emrin.

“Sofra e Skënderbeut”, i cili ndodhet në skajin jugor të malit të Shebenikut, në lartësinë 1376 m mbi nivelin e detit, është kthyer në një vend mjaft të vizitueshëm nga kuriozë dhe amatorë të sporteve malore. Ky shkëmb në formë sofre është i gjatë rreth 1 km dhe i gjerë rreth 800 m.

Ka kreshtë të sheshtë të mbushur me forma të shumta karstike dhe shpate të thepisura. Përbën një bllok guri gëlqerori me formë të veçantë të vendosur mbi ultrabazikë.

Në kontaktin midis tyre gjendet korja e kuqe e pasur me mineral hekuri, shkruan “ATA”.

Vetë guri përbën një mbetje erozive të sinklinalit të Mirditës. Legjenda thotë se mbi këtë gur hante bukë ushtria e Skënderbeut, nga ku ka marrë edhe emrin. Objekt me vlera gjeografike, gjeologjike, mineralogjike, historike, turistike dhe didaktike për studentët e gjeologjisë, gjeografisë dhe nxënësit e shkollave. Pjesërisht është i dëmtuar nga shfrytëzimi i mineralit të hekur-nikelit.

Ka vlera shkencore, kulturore, didaktike dhe turistike. Vizitohen sipas intinerarit Librazhd, Përrenjas, Pishkash, Monumenti. /KultPlus.com

 

 21.04.2017, 10:57  | L.E. | 648 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Zhurnal mëson » Talat Xhaferi në moment të fundit refuzoi propozimin e LSDM-së, që të zgjidhet kryetar i Kuvendit pa prezencën e VMRO-së..!?
« Foto: » Këngëtarja e njohur martohet në xhami me rite islame
« Foto: » Leonora Jakupi e tepron, për pak sa nuk i dalin...
« Foto: » Nuk ishte në festën e Tunës, por ja çfarë bën Nora për kunatën
« Zhurnal mëson: » Dje Zaev ka pasur takim të fshehtë me Gruevskin, ndërsa sot me Ahmetin ?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.