« Sheshi "Skendërbeu" » Mexhiti fton gjithë shqiptarët të përjetojnë kulturën dhe artin e gjitha trevave shqi..
« Analistët » Sporti shqiptar nuk duhet të anashkalohet nga Qeveria e Maqedonisë
« Kadriu për Zhurnal » Reforma në gjyqësor nënkuton shumë gjëra, jo vetëm shkarkimi i Zvërlevskit
« E fundit » Më në fund mbaroi seriali "Zvërlevski", u shkarkua me 64 vota "pro"
"Istanbul Autoshow 2017" hap dyert për vizitorët
istam.jpg

"Istanbul Autoshow" i cili organizohet për herë të 17 këtë vit, nën përkujdesin e Shoqatës së Distributorëve të Automjeteve të Turqisë, ka hapur dyert për VIP-at dhe mediat, raporton Anadolu Agency (AA).

Në panairin, i cili do të zhvillohet në Qendrën e Panaireve TÜYAP, marrin pjesë 19 marka automjetesh, të cilat do të ekspozojnë seritë e tyre të reja.

Panairi do të hapet nesër për vizitorët, ndërsa në të do të ketë autmojete nga më të lirat në treg, deri në ato më të shtrenjtat.

Në panairin në të cilin do të ekspozohen autmjetet e të sotmes dhe të së nesërmes, marrin pjesë marka si, Alfa Romeo, Aston Martin, Dacia, DFSK, Fiat, Ford, Honda, Hyundai, Jeep, Lexus, Mercedes, Mitsubishi, Nissan, Opel, Peugeot, Renault, Smart, Ssangyong dhe Toyota.

Krahas automjeteve në këtë panair do të ketë edhe aksesorë teknologjikë. Në këtë manifestim të pranishëm do të jenë edhe shoqëria civile dhe institucione të ndryshme mediatike.

Ndërsa slogani i këtij evenimeti do të jetë "Shikoni nga afër drejt së ardhmes".

Panairi pritet që në mesjavë të jetë falas për nxënësit dhe gratë, ndërsa hyrja në të do të variojë nga 2.5 në mesjavë deri në 5 euro në fundjavë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.04.2017, 11:18  | L.E. | 583 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Të pasmet e Morenës "dalin" jashtë kontrollit (Foto)
Shfrenohet Albëria, nxjerr gjoksin në veturë (Foto)
« Sheshi "Skendërbeu" » Mexhiti fton gjithë shqiptarët të përjetojnë kulturën dhe artin e gjitha trevave shqiptare
E fundit: Xhaferi pranon propozimin e kryeministrit Zaev
Spasovska zgjidhet u.d prokuror publik deri në emërimin e prokurorit të ri
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.