Daçiq: Serbia mund të ndryshojë qëndrimin për emrin e Maqedonisë
Gruevski: Qeveria gabon nëse e ndryshon politikën tatimore
Jeremiq: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, dilentantizëm dhe mashtrim diplomati..
« E tmerrshme » Huliganët maqedonas rrahin barbarisht Albanin, institucionet heshtin (Foto)
Doli nga shtypi “Lajmi në kohë lufte e krize”
lajm.jpg
Loading...

Libri “Lajmi në kohë lufte e krize”, me autor profesorin Safet Zejnullahu, doli këto ditë nga shtypi.

Ky libër përmbledh fakte e fenomene nga një kohë e rëndë e funksionimit të medias në shqip, me theks të veçantë punën e Qendrës për Informim të Kosovës dhe medieve të tjera, nga vitet ’90 deri më 1999, përfshirë edhe disa zhvillime të medias në Kosovë pas kësaj periudhe.

Libri i ndarë në shtatë kapituj është rezultat i një hulumtimi të gjerë për funksionimin e medias në Kosovë në periudhën që përfshin. Në të përfshihen ngjarje e zhvillime të rëndësishme, që nga terri informativ i krijuar me mbylljen e dhunshme të medieve në gjuhën shqipe e deri te krijimi i mediave të reja që e sfiduan terrin dhe u bënë profesionale, të besueshme e të cituara nga mediat më të rëndësishme botërore.

Temat që trajtohen në libër janë:

I. Lajmi dhe lufta; Një historik i shkurtër; Rrënimi dhe kthesa; Shkatërrimi me ligje e vendime; Mbyllja e medieve; Përpjekjet për mbijetesë; Gazetarët dhe gazetat objekt i dhunës; Vitet e’90-ta;

II. Qendra për Informim e Kosovës; Rrjeti i bashkëpunëtorëve; Vrasja e Enver Malokut; Shqiptarët e fituan luftën mediale ndaj serbëve; QIK-u dhe gazeta e parë e mbrëmjes; “Pres Qendra” dhe publikimet;

III. Mediat shqipe në kohë okupimi e lufte; Lajmi i fundit; Terminologjia e luftës; Pse pati efekt Reçaku e jo Obria; Gazetat e kohës së luftës; Gazetat “refugjate”; Radiot, agjencitë, mediat e huaja; Mediat e UÇK-së;

IV. Të përbashkëtat dhe kundërshtitë; “Burimet zyrtare”; Joprofesionalizëm dhe tendenca; Porosi të rrezikshme; Akuzat ndërshqiptare në kohë lufte;

V. Mediet e huaja dhe Kosova; Zbardhja e mistereve të “qëllimshme”; Gazetarët e huaj objekt i dhunës; Për lajmin rrezikohet jeta; Vrasja e lajmëtarëve të lirisë;

VI. E pavërteta si qëllim; Kur masakra i mvishet tjetërkujt; Përhapësja e së “vërtetës serbe”; Lajmet e pabesueshme; Gazetat “armë” në duart e pushtetit; Pak profesionalizëm; Lufta speciale serbe; Mediat ruse në funksion të luftës serbe;

VII. Mediat në Kosovë në vitet e pasluftës; Vrasja e gazetarëve – në luftë dhe pas luftës; Mediat në shërbim të politikës; Media dhe pushteti në sistemet totalitare; Media në sistemet demokratike; Demokracia e brishtë dhe mediat; Valutë(euro)censura; Futja/vetëfutja e medieve nën sqetull të qeverisë; Shpëlarja e trurit/akulturimi.

UBT botoi këtë libër profesional dedikuar studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim./Koha.net

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.04.2017, 11:44  | L.E. | 685 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gjuajtje me armë pranë burgut të Idrizovës, ja çfarë ndodhi
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Morena do t’ju çmendë me këtë foto nga pishina (Foto)
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Prillit` nga ana e Beogradit
Bigi po martohet, ja detajet!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.