Daçiq: Serbia mund të ndryshojë qëndrimin për emrin e Maqedonisë
Gruevski: Qeveria gabon nëse e ndryshon politikën tatimore
Jeremiq: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, dilentantizëm dhe mashtrim diplomati..
« E tmerrshme » Huliganët maqedonas rrahin barbarisht Albanin, institucionet heshtin (Foto)
Filmi "Bisedë për jetën" selektohet në Festivalin e filmit në Agadir, Marocco
filmmmm.jpg
Loading...

Në këtë film luajnë aktorët Dibran Tahiri, Burhan Amiti, Qëndresa Loki, Elmir Sejfullai, Besfort Idrizi dhe Agan Abdulla, shkruan KultPlus.

Filmi i metrazhit të shkurtër “Bisedë për jetën” me skenar të Agim Morinës dhe regji të Agim Abdullah është një dramë psikologjike. Ky film tashmë do të jetë në mesin e garuesve botërore në Festivalin e filmit në Agadir, Marocco. Për një gjë të tillë ka njoftuar producent i filmit Bunjamin Kurtishi i cili është shprehur shumë i lumtur.

“Pas ftesave të shumta, sot na erdhi edhe një lajm shumë i rëndësishëm.

Filmi "Bisedë për jetën" do të jetë në mesin e garuesve botërore në Festivalin e filmit në Agadir, Marocco. Urime gjithë stafit me të cilët punuam bashkë në këtë projekt. Ky është Festivali i 6-të ndërkombëtar, ku selektohet filmi në fjalë”, ka shkruar Kurtishi.

“Bisedë për jetën” prezanton jetën e një poeti kinse të njohur shqiptar, i cili si pasojë e një ngjarje dashurie të dështuar në rini, në moshë të shtyrë heq dorë nga gjithçka dhe vjen deri në prag të vetëvrasjes.

Vajza e cila e kishte sjellë në këtë gjendje ishte Anita, ajo vinte nga Kërçova por që kishte studiuar në Spanjë dhe kjo ndodhë në vitin 1976. Nipi i Vullnetit, si një djalë i mençur, kur shkon në fshat e gjen gjyshin në një situatë shumë të rëndë dhe duke dashur të gjejë një zgjidhje ai bënë gjithçka që ta shpëtojë gjyshin dhe ta rikthejë në jetë, është boshti i rrëfimit të këtij filmi.

Këto personazhe vijnë nën interpretimin e aktorit Dibran Tahiri, i cili luan Vullnetin plak, ndërsa aktori Burhan Amiti interpreton Vullnetin në rininë e tij. Në film luajnë edhe Qëndresa Loki, Elmir Sejfullai, Besfort Idrizi dhe Agan Abdulla.

Ngjarja zhvillohet në ditët e sotme, por edhe duke u rikthyer në kohë, në vitin 1976. Filmi është xhiruar në tre lokacione, në Tetovë, në Shkup dhe në Kërçovë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.04.2017, 11:47  | L.E. | 490 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gjuajtje me armë pranë burgut të Idrizovës, ja çfarë ndodhi
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Morena do t’ju çmendë me këtë foto nga pishina (Foto)
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Prillit` nga ana e Beogradit
Bigi po martohet, ja detajet!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.