« Analistët për Zhurnal » Dhuna në Parlament, regres në planin e evrointegrimeve
« Video » Dalin pamjet e reja, ja si futeshin persona të maskuar në Parlament
Hojt Ji nga nesër në vizitë dy ditore në Maqedoni, Ivanov ndryshon mendjen
Sekretari i LR PDSH Taravari njofton mbi gjendjen e Ziadin Selës
Gecaj: Emërimi i Todosijeviq, një rast më shumë i integrimit
arfaeraer.jpg

Prishtinë, 21 prill - Vendimi i kryeministrit, Isa Mustafa, për emërimin e Ivan Todosijeviq në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal ka ngjallur jo pak reagime, por, Bajram Gecaj, që është edhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës, ka deklaruar për Klan Kosovën se emërimi i tij duhet të shihet si integrim i mëtutjeshëm i serbëve.

Todosijeviq deri dje, kur u emërua ministër, ka udhëhequr administratën paralele të Komunës së Zveçanit.

Strukturë kjo që financohet nga Serbia dhe në Kosovë cilësohet ilegale.

Sipas analistit politik dhe gazetarit, Imer Mushkolaj, Todosijeviq e ka vendin në burg e jo në qeverinë e vendit.

“Në vend se të arrestohet, pasi që udhëheq një strukturë ilegale, duke shkelur rendin kushtetues të Kosovës, Ivan Todosijeviq shpërblehet me post ministri. Ndërkaq, arrestohen ata që kundërshtojnë këto struktura ilegale”, ka thënë Mushkolaj, njofton Klan Kosova.

Por, sipas Gecajt, tani zëvendës i Todosijeviq në ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, vend për brenga s’ka, pasi para se Todosijeviq të emërohet ministër ka hequr dorë nga funksionet e tij të mëparshme.

Gecaj ka deklaruar për Klan Kosovën se emërimi i Todosijeviq duhet të shihet si integrim i serbëve të Kosovës.

“Todosijeviq ka pritë të emërohet, kështu që dje ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet tjera. Ky është edhe një rast më shumë i integrimit”, pohoi Gecaj.

 21.04.2017, 12:24  | Z.H. | 445 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Video » Zbardhen bisedat e huliganëve: Pse s’na sollët kokat e deputetëve
Hojt Ji nga nesër në vizitë dy ditore në Maqedoni, Ivanov ndryshon mendjen
Ivanov i bie në gjunjë Hoyt Brian Yee
Kreu i BFI-së viziton Ziadin Selën në spitalin e Tetovës
« Foto: » Ky është bashkëshorti i Violetë Kukaj – Retkoceri
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.