Sqarim ndaj reagimit të Komunës Saraj ndaj Agjencisë së Lajmeve Zhurnal
Letër publike nga Drejtori Agjencisë Zhurnal, drejtuar partive politike shqiptare, po..
Nesër fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme
« Analistët » Fitorja e Edi Ramës "shpresë" edhe për shqiptarët e Maqedonisë
Veseli: Ekonomia ka nevojë për një fillim të ri
ves.jpg

Prishtinë, 21 prill - Kryekuvendari Kadri Veseli, theksoi në Forumin Ekonomik të prodhuesve shqiptarë i cili po mbahet sot në Pejë, se ekonomia ka nevojë për një fillim të ri me vizion strategjik transformues.

Ai  tha se Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia aktualisht përbëjnë vendet me numrin më të madh të të papunëve dhe pikërisht po në këto vende është i shfaqur fenomeni i mungesës se veprimtarive prodhuese.

“Derisa konsumojmë maksimalisht produktet e huaja, ne prodhojmë fare pak ose aspak. Të njëjtën kohë kemi papunësinë më të madhe në rajon dhe ndoshta në Evropë, e në të njejtën kohë kemi mungesën më të madhe të fuqisë së kualifikuar punëtorë për tregun e punë”, theksoi kryetari Veseli.

Kreu i Kuvendit poashtu deklaroi se  Kosova ka nevojë për një fillim të ri, i cili njeh progresin e arritur, por nuk pranon deformimet dhe degradimet që vijnë nga mosdija apo qëllimi i ngushtë përfitues i grupeve të ndërlidhura të burokratëve e tregtarëve, që krijojnë konkurrencë jolojale, deri në monopole.

Sipas tij,  Kosova ka nevojë të domosdoshme për vizion strategjik transformues. Kjo, sipas tij, do të ndihmonte edhe politikën dhe politikanët e errësuar në luftën e tyre vetëm për pushtet dhe hendekun e marrjes me vetveten.

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik Kosovë- Shqipëri, ai tha duhet thelluar me vepra dhe jo me fjalë.

” Hezitimet e pakuptimta, pengesat burokratike reciproke, moszbatimi në praktikë i marrëveshjeve mes dy vendeve, shtoi kryetari i Kuvendit, janë evidente dhe kjo nuk mund të mbulohet me organizime të përbashkëta të qeverive përkatëse dhe retorikën e vëllazërisë kombëtare.

“Këmbimet tregtare duhet të shumëfishohen në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Partneritetet biznesore Kosovë- Shqipëri janë mundësi e mirë për të ndërtuar kompani të fuqishme të cilat do të ngrisin fuqinë eksportuese të vendeve tona. Zhvillimi ekonomik është rruga e vetme për të kaluar nga një shoqëri që eksporton jashtë njerëz dhe para, në një shoqëri që eksporton produktet e saj, idetë inovative dhe shembullin e një shteti që funksionon”, tha Veseli, transmeton Klan Kosova.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.04.2017, 12:27  | Z.H. | 550 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« EKSKLUZIVE » Zhurnal mëson emrat e Sekretarëve Shtetërorë të BDI-së
Letër publike nga Drejtori Agjencisë Zhurnal, drejtuar partive politike shqiptare, posaqërisht liderit të BDI-së, z.Ali Ahmetit
« EKSKLUZIVE » Zulfi Adili - Qufa emërohet Sekretarë shtetërorë në Drejtësi
Ky është personi që ia ndryshoi jetën Big Mamës (Foto)
Fundi i “Fate të Kryqëzuara” kjo foto po "çmend" rrjetin, a e dini arsyen?
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.