Koha për zgjidhjen e kontestit me Greqinë dhe e anëtarsimit në NATO
"Çelsin" e Tetovës, Gostivarit e Strugës e ka votuesi
Ganiu i bindur se do të fitojë në rrethin e dytë
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
Kryeprokurori Llalla thotë se droga e sekuestruar asgjësohet jo sipas ligjit
auto_21lla1492769437.jpg

Tiranë, 21 prill - Kryeprokurori Adriatik Llalla, ka deklaruar se organi i akuzës nuk ka pasur bashkëpunimin e duhur nga ana e Policisë së Shtetit në lidhje me goditjen dhe asgjësimin e lëndës narkotike në vend.

Llalla, edhe pse pranoi goditjen e rrjeteve dhe bandave të trafikantëve të drogës, tha se zbulueshmëria e autorëve është shumë e ulët, transmeton TCH.

“Ka çdo ditë sekuestrime të lëndës narkotike e asgjësime në masë, por nga ana tjetër ka raportime se prokurorët nuk verifikojnë si duhet këtë procedurë të asgjësimit. Lënda narkotike duhet të asgjësohet në prani të prokurorit. Në të gjitha rastet kur ka dyshime, se prova materiale asgjësohet në mënyrë të dyshuar, duhet të fillojnë hetimet e të vendosen para përgjegjësisë ligjore autorët, – u shpreh Llalla. – Është kthyer në problematikë administrimi i provave materiale, pasi droga e sekuestruar nuk asgjësohet sipas ligjit. Prokurorët duhet të jenë të përfshirë direkt në hetime. Ne kemi pasur prokurorë që në kundërshtim me ligjin, kanë filluar të shpërdorojnë detyrën e prokurorit”, ka thënë Llalla.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.04.2017, 12:32  | Xh.I. | 619 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Aksident fatal, vdes një grua nga Maqedonia 
Ja këshilltarët e ri të Komunës së Çairit
« Analistët » LSDM-ja fuqishëm do të mbështet BDI-në raundin e dytë
Big Mama: Me traktor do të shkoj nuse
Shkëlqimi dhe rënia e lëvizjes BESA, nga VMRO-ja te ASH-ja
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.