Sqarim ndaj reagimit të Komunës Saraj ndaj Agjencisë së Lajmeve Zhurnal
Letër publike nga Drejtori Agjencisë Zhurnal, drejtuar partive politike shqiptare, po..
Nesër fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme
« Analistët » Fitorja e Edi Ramës "shpresë" edhe për shqiptarët e Maqedonisë
Konferencë vjetore e Bursës së Maqedonisë së letrave me vlerë
konference_1.jpg

Ohër, 21 prill- Bursa e Maqedonisë e letrave me vlerë sot në Ohër e mban konferencën e 18-të vjetore në të cilën do të shqyrtohen tema nga puna e tregjeve financiare, për aksionimin si model të organizimit të ndërmarrjeve, risive në industrinë e fondeve në Maqedoni, por edhe risi në punën financiare si platformat kolektive për financim, ndikimin e teknologjive të reja në sektorin financiar dhe transformimin e biznes-modeleve të bursave.

Sipas drejtorit kryesor ekzekutiv të Bursës së Maqedonisë të letrave me vlerë, Ivan Shteriev gjendjet e tregtimit të burësës në Maqedoni janë të këpnaqshme, për çka konfirmim është qarkullimi i relaizuar në tremujorin e parë të këtij viti prej 17 milionë eurove jo të plota, që është realizimi i dytë më i mirë në pesë vitet e fundit. "Megjithatë, se kriza politike po ndikon në mënyrë jo të volitshme ndaj rrjedhave financiare tregon e dhëna që pothuajse tashmë nuk janë të pranishëm investues të huaj, ndërkaq tregu tërësisht mbështetet në investimet nga Maqedonia, me të gjitha implikimet që i sjellë", tha Shteriev.

Kryetarja e Komisionit për letra me vlerë, Elizabeta Çingaroska thekson se ngjarjet e përgjithshme politike në vendin tonë ndikojnë ndaj sjelljes së investuesve dhe vendimeve të tyre të investojnë në bursën e Maqedonisë.

Në konferencën në Ohër marrin pjesë edhe mysafirë nga jashtë, zakonisht këtu janë kolegë nga bursat dhe tregjet e kapitalit nga shtetet e rajonit, si dhe përfaqësues të sektorëve financiar nga Suedia dhe Zvicra.

Mënyra e standardizuar e financimit të kompanive në periudhën e transicionit në 25 vitet e fundit në shtetet e rajonit, sipas përfaqësuesve, tregon se pronarët e kapitlait privat ende nuk i kanë mësuar leksionet për mundësitë që i ofron tregu i kapitalit.

Në tubimin vjetor në Ohër u tha më tej se edhe strukturat politike e lëshojnë mundësinë për ta shfrytëzuar tregun e kapitalit si motor të zhvillimit të ekonomive nacionale, që më pas gjeneron zhvillim dhe ndikon ndaj uljes së papunësisë dhe rritjes së bruto prodhimitvendor. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.04.2017, 13:33  | L.E. | 603 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« EKSKLUZIVE » Zhurnal mëson emrat e Sekretarëve Shtetërorë të BDI-së
Letër publike nga Drejtori Agjencisë Zhurnal, drejtuar partive politike shqiptare, posaqërisht liderit të BDI-së, z.Ali Ahmetit
« EKSKLUZIVE » Zulfi Adili - Qufa emërohet Sekretarë shtetërorë në Drejtësi
Ky është personi që ia ndryshoi jetën Big Mamës (Foto)
Fundi i “Fate të Kryqëzuara” kjo foto po "çmend" rrjetin, a e dini arsyen?
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.