Do të bëhet apo jo Parlamenti me pesë nënkryetar?
Mrekullia e votës shqiptare nga zgjedhjet parlamentare në ato lokale
Taravari: Çdo kandidaturë e LR-PDSH-së për zgjedhjet lokale do të kalojë në optikën e..
DASH kërkon nga Maqedonia të angazhohet në luftën kundër terrorizmit
Facebook do të na lexojë mendimet
FBBBBB_1.jpg
Loading...

Në konferencën e përvitshme për zhvillimet e “Facebook”-ut, kompania zbuloi një njësi sekrete të kryesuar nga një ish-shef i Degës së Kërkimeve të Pentagonit, e bëri të ditur se kompania e medias sociale po studion mënyrat që njerëzit të komunikojnë nëpërmjet mendimeve dhe prekjes.

“Facebook” lançoi një degë kërkimesh të quajtur “Building 8”, vitin e kaluar, për të zhvilluar projekte afatgjata që mund të çojnë te produktet “hardware”.

Në krye të njësisë është Regina Dugan, që ka udhëhequr një grup të ngjashëm në “Google” dhe ka qenë më herët drejtore e Agjencisë së Projekteve të Avancuara të Kërkimit, në Departamentin amerikan të Mbrojtjes.  

Si shembull të punës së deritanishme të “Building 8”, Dugan përmendi një përpjekje për të përmirësuar teknologjinë, në mënyrë që ajo t’u lejojë njerëzve të shkruajnë fjalë duke përdorur thjesht mendjen e tyre. “Duke përdorur implante të trurit, njerëzit mund të shkruajnë 8 fjalë në një minutë”, tha ajo.

“Facebook” synon të punojë me kërkuesit në disa universitete amerikane, për ta bërë sistemin jo zaptues, por edhe të shpejtë sa ç’duhet për të shkruar 100 fjalë në minutë, vetëm duke menduar. Një video e transmetuar në konferencë tregonte dy punonjës të “Facebook”-ut, që flisnin me njëri-tjetrin nëpërmjet prekjes.Ndërsa njëri punonjës, Frances, mbante një pajisje elektronike në krahun e saj, tjetri, Fredi, përdorte një program kompjuteri për të dërguar sinjale ndryshimi presioni drejt krahut të saj.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.04.2017, 14:07  | L.E. | 767 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Dy termete dridhin Maqedoninë
Big Mama prezanton “burrin” e saj (Foto)
Angjelina kapet nga paparacët në rrugë, ja gjendja e saj (Foto)
Marrja e patent shoferit pëson ndryshime, ja rregullat e reja në projektligj
Rushiti për Zhurnal: Osmani, figurë emblematike që i tejkalon përmasat lokale
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.