Dalin pamje të reja, nga përgjakja e deri te shpëtimi i Zaevit (VIDEO)
Arrestohen 8 veta, Nuhiu largon Çavkovin nga kreu i shtabit operativ të MPB-së
Faktori Ndërkombëtar me porosi për Gruevskin: "Zhduku nga politika"
Gjatë intonimit të himnit shqiptar nga Ibrahimi në Kuvend, "Muki" dhe deputetët tjerë..
Qeveria e heshtur para kërkesave të historianëve të Deçanit, paralajmërohet protestë
historianet.jpg

Prishtinë, 21 prill -  Në orën gjashtëmbëdhjetë të ditës së sotme, e premte, përfundon ultimatumi që historianët e Deçanit ia patën dhënë qeverisë së Kosovës për t’ua plotësuar dy kushte. Përndryshe ata patën paralajmëruar se do të ndërmarrin masa dhe mund të përshkallëzohet situata.

Kushtet e tyre janë; Tërheqja e vendimit të Agjencisë Kosovare për Privatizim për likuidimin e pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, dhe  Qeveria e Republikës se Kosovës, me një vendim të veçantë të i shpallë pasuri kombëtare pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”.

Selim Lokaj, kryetar i Lidhjes së Historianëve “Ali Hadri”, dega në Deçan i pyetur nga Klan Kosova se a janë ende në qëndrime të njëjta për ultimatumin dhe bllokimin e rrugës ka thënë se nëse edhe një orë, aq sa ka mbetur nga përfundimi i afatit të thënë nga ta për qeverinë (ora e publikimit të këtij artikulli 15:00) nuk ndërmerret asgjë, atëherë ata do të mbajnë një mbledhje dhe do të dalin me hapat e mëtutjeshëm.

Lokaj është shprehur i shqetësuar se si qeveria e Kosovës, përkundër disa institucioneve ndërkombëtare, s’ka treguar fare interesim për brengën as kushtet e tyre.

“Ne do të mbajmë një mbledhje në orën 18:00 dhe më pas do të dalim me informacione se çfarë do të ndërmarrim në vazhdim. Ende sigurt s’mund t’ju them asgjë, sepse vendimet finale i merr kryesia, por me siguri se do të ketë protestë dhe bllokim të rrugës”, ka thënë Lokaj.

Lokaj e ka quajtur anomali të pashërueshme heshtjen e qeverisë së vendit karshi kërkesave të tyre.

 21.04.2017, 15:46  | Z.H. | 397 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Video » Situata del jashtë kontrollit, qindra-mijëra protestus tek Kuvendi, ka të shtëna me armë zjarri
Ali Ahmeti viziton në spital Ziadin Selën
Dalin pamje të reja, nga përgjakja e deri te shpëtimi i Zaevit (VIDEO)
Zbulohen imazhet e policit shqiptarë të plagosur mbrëmë në Parlament
Skandaloze: Gruevski arsyeton sulmin ndaj Ziadin Selës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.