Nuredini: Bekim Murati e mbushi Sarajin me qen endacakë dhe mbeturina
« Zgjedhjet lokale » "Ethet" e LSDM-së nga superioriteti i VMRO-së, 70 me 10 hynë në garë
« Analizë » "Alamet" punë e presin kryeprokurorin e ri
Osmani: Kosova nuk është arsye për prishje të raporteve Maqedoni-Serbi
Hapet Qendër e re për të rinj dhe fëmijë me aftësi të kufizuara në shqisa
103295141.jpg

Shkup, 21 prill - Nën moton "Ka vend të barabartë për secilin nën këtë diell"  sot OJQ "Bota Fëmijërore - Fillim i Ri" dhe edhe disa organizata të tjera joqeveritare i hapën mjediset e reja dhe paralajmëruan projekte më të mëdha për personat me shikim, dëgjim dhe të folur të dëmtuar.

Kryetari i OJQ së  "Bota Fëmijërore - Fillim i Ri", Suaret Alishan, i cili edhe vetë është me shikim të dëmtuar, thotë se ata tregun se me vullnet dhe  këmbëngulje, mund të fitohet errësira dhe të ndriçohet rruga drejt të ardhmes së personave me aftësi të kufizuara. 

 

"Qendra e re që sot hapëm do të ofrojë përkrahje psiko-sociale për fëmijë dhe të rinj me pengesa vizuale si dhe pengesa me shikimin, dëgjimin dhe të folurin. Për herë të parë fëmijët do të mund të jenë të motivuar që të mendojnë dhe të jenë më krijues", theksoi Alishan. 

 

Ai paralajmëroi se për një javë do të hapet portali i ri  i tyre "OJQ Afër qytetarëve" i cili do të jetë me karakter social dhe do të ketë vetëm përmbajtje sociale, do të jetë interaktiv me përkrahje për personat me aftësi të kufizuara dhe për personat që janë të përfshirë në rrezik social.

 

"Organizata jonë dëshiron që të tregojë se ndonjëherë sporti nuk është pengesë që ne të jemi të barabartë. Në ditët e ardhshme derisa zgjat ky projekt, respektivisht deri më 24 maj do të tregojmë se si fëmijët me shikim dhe dëgjim të dëmtuar ecin me patina, si luajnë futboll dhe si kënaqen me sportet e tjera", informon Alishan.

 

Në hapjen e mjediseve të OJQ-së morën pjesë fëmijë me shikim të dëmtuar, nxënës në shkollën shtetërore për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar "Dimitar Vllahov".

Nga Organizata informojnë se Programi për fëmijë dhe të rinj me pengesa  dhe fëmijë  të përfshirë nga rreziku social do të fokusohen në përshtatjen e aktiviteteve programore me mundësitë që ka vendi. Qëllimi kryesor do të jetë që të synohet që sa më shpejt legjislacioni ynë në pjesën që lidhet me fëmijët dhe të rinjtë me pengesa vizuale dhe fëmijët e përfshirë nga rreziku social të përshtaten me rregullativën ligjore evropiane.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.04.2017, 16:13  | Xh.I. | 814 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Rakip Doçi: "ashkali" dhe "narkodilerë" kanë kaluar në LR-PDSH, e jo anëtarë të BDI-së
Ish komandanti UÇK-së demanton: Nuk kemi luftuar të pëkrahim LSDM-në dhe vijën sllave
« Zgjedhjet lokale » "Ethet" e LSDM-së nga superioriteti i VMRO-së, 70 me 10 hynë në garë
Nuredini: Bekim Murati e mbushi Sarajin me qen endacakë dhe mbeturina
« Zhurnal mëson » Zgjedhjet lokale, Bujar Osmani shef i shtabit zgjedhor të BDI-së në Çair
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.