"Alametë dhe Kiamet", punët e Bekim Muratit kryetarit të Komunës së Sarajit
« Analistët për Zhurnal » Pas 100 ditëshit të parë të qeverisë së re, Gruevski do të ketë ulje drastike të reit..
Më 27 prill kishim atentat politik ndaj kërkesave të shqiptarëve, thotë Sela
« Alarm » Rakip Doçi, për banorët e Hasanbegut që po ngulfaten nga mbeturinat, i "shurdhur"..!
Maqedonia prezantohet në panair për turizëm në Kosovë
133665021.jpg

Shkup, 21 prill - Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit e Republikës së Maqedonisë (APMTRM) dje dhe sot për herë të dytë mori pjesë në panairin internacional për turizëm "Travel fair" në Prishtinë, Republika e Kosovës.

Interesi i turistëve individual për lokacione turistike në Maqedoni, siç informojnë nga Agjencia, është vendosur në kapacitetet dimërore, Skopje City tours, Kanioni matka dhe destinacione mirë të njohura Struga dhe Ohri.

"Gjatë panairit, përfaqësues të APMTRM-së realizuan takime me menaxherët e agjencive turistike 'In Tours' dhe 'Sharri eco tour', me të cilët është biseduar për organizim të pakove turistike për Maqedoninë në sistemin e tyre për rezervim dhe planifikim të udhëtimeve. Për këmbim dhe promovim të suksesshëm turistik të potencialeve turistike nga rajoni i tregjeve të largëta, por edhe për bashkëpunim në projekte të ndryshme internacionale për zhvillim të turizmit në të dy vendet, si dhe për bashkëpunim ndërinstitucional vëmendje të posaçme shfaqi udhëheqësi i sektorit për turizëm pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës, Hysen Sogojeva", thuhet në kumtesën nga Agjencia.

Stenda e Maqedonisë është vizituar nga ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Kosovë Ilija Strashevski dhe kryetari i Komunës së Strugës Mustafa Zabzun. Këtë vit prodhimin turistik në stendën e Maqedonisë e prezantuan përfaqësues nga komuna e Strugës dhe Hotel Skardus nga Kodra e Diellit.

Në këtë manifestim i cili mbahet për të katërmbëdhjetën herë me radhë ofertën turistike e prezantuan rreth 80 ekzibitorë dhe koekzebitorë dhe i njëjti është vizituar prej rreth 15.000 mysafirëve. Manifestime të këtilla në vendet e rajonit, potencojnë nga Agjencia, e tregojnë besimin e fuqishëm në potencialin dhe resurset të cilët i kanë për zhvillim të turizmit dhe tërheqje të turistëve nga tregje të largëta, si dhe përforcim të atyre tanimë ekzistues.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.04.2017, 19:11  | T.E. | 1,036 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Publikohen fotografi të reja duke tërhequr zvarrë Selën në natën e 27 prillit
« Publikohet video e re: » Deputetët e VMRO-DPMNE-së Vasilevski dhe Mukoski hapën dyert e Kuvendit
Shfaqet Menduh Thaçi, lufta e 2001-shit ishte kundërrevulucion
Micov i kalon gjitha kufijtë, kërkon 27 prilli të shënohet si festë shtetërore sepse është rrahur Sela !
Veljanoski hutohet para gazetarëve, nuk pranon Xhaferin si kryeparlamentar
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.