Partitë me "alamet" aktivitete për të fituar zemrat dhe votat e qytetarëve
A do të kemi premtime marramendëse sikur gjatë fushatës të vitit 2013? Flasin analist..
Zeqerija Ibrahimi dhe 100 ditëshi i tij në parlament, mbanë gjithëçka por vetëm BESË ..
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
Dita e Planetit Tokë, koalicioni o2: Jetojmë në qytete me ajr të ndotur
dita_3.jpg

Shkup, 23 prill - Bota sot e shënoi dita botërore të planetit Tokë. Qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojten e Tokës dhe të gjitha resurseve të saj nga ndotja. Kjo ditë u shënua edhe nga “Koalicioni O2” për ajër të pastërt, i cili sot alarmoi për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në Maqedoni.

 “Ne jetojmë në qytete ku ajri për çdo dit dëmton të gjith qytetarët, përfshi fëmijët si kategori më e ndjeshme.Për çdo dimër ndotja e ajrit tejkalon nivelin e lejuar në mbi 20 herë. Fillimisht do të ndihmojmë që njerzit të kuptojnë se ky është problem.Më pas do të bëjmë presion ndaj pushtetit ligjvënës dhe egzekutiv të bëjnë ndryshime në rregullativën ligjore dhe të njejtën ta implementojnë, ndërsa për shkelësit e rregullativës ligjore do të ngrisim procedure gjyqësore dhe do të punojmë në ndyshimin e shprehisë te njerzit që ta ndotin ajrin” – tha Llazar Gjurov nga “Koalicioni O2”.

Me këtë rast në tërë rruzullin tokësor organizohen aktivitete të natyrave të ndryshme që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor, edhe atë: aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, konferenca shkencore lidhur me problemet mjedisore, fikje të dritave, etj, etj.

Në SHBA më 22 prill të vitit 1970 u mbajt edhe manifestimi i parë më i madh ekologjik i këtij lloji, prej nga edhe doli ideja për shpalljen e kësaj date si Dita e Planetit Tokë.Themeluesi i kësaj dite ndërkombëtare është senatori amerikan. Gajlord Nelson, i cili në vitin 1962 propozoi që të shënohet dita e planetit Tokë, propozim i cili më vonë mori edhe aprovimin e presidentit të SHBA-së Xho Kenedi. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.04.2017, 16:02  | T.E. | 1,289 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Enca Haxhia në tuta të kuqe, i duket gjoksi por edhe… (FOTO)
Zijadin Sela në konventën promovuese: Ku ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kur u zgjodh kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi
Zeqerija Ibrahimi dhe 100 ditëshi i tij në parlament, mbanë gjithëçka por vetëm BESË jo?!
PDSH "dorëzohet", tërhiqet nga gara për Strugën, a do të mbështet të inkriminuarin Ramiz Merko?!
« Analizë "BIRN" » Kryetari Sadiki ka futur komunën në borxh prej afro 1 milion euro
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.