« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
« Analistët » ASH mund të qëndrojë në pushtet duke pëshpëritur për reforma, humbja e Shëndetësisë ..
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Ma..
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasador..
Fabrika amerikane Adient në Strumicë do ta fillojë prodhimtarinë në qershor
113753488.jpg

Strumicë, 7 prill - Fabrika për prodhimin e mbulesave për sedilje të automobilave të kompanisë amerikane Adient (ish Xhonson Kontrolls) në ZZHTI në Strumicë duhet të jetë gati deri në qershor të këtij vitit. Për dy javë në kapacitetin e ri, që filloi të ndërtohet para rreth 10 muajve, duhet të montohen makinat dhe pajisja, informoi sot drejtori i Drejtorisë për ZZHTI Viktor Mizo.

Edhe krahas krizës politike në shtet, potencoi, vazhdojnë aktivitetet dhe mbështetja e investitorëve të huaj.

Investimi i Adient është 20 milionë euro, do të prodhojë mbulesa për automobila, prodhim i ngjashëm me ato në kapacitetin e tyre në Shtip.

"Tre fabrika, këtu në Strumicë, Shtip dhe Tetovë, prodhojnë prodhim të ngjashëm, mbulesa për ulëse të automobilave".

Siç paralajmëroi Mizo gjatë vizitës së sotme në fabrikë së bashku me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, 750 punëtorë të cilët tanimë janë angazhuar në braunfild investimin e Adient në Strumicë, deri në qershor do të transferohen në punë në hapësirat e reja. Është planifikuar që deri në fund të vitit të ketë edhe 400 punësime, ndërsa po aq vitin e ardhshëm, por, potencoi Mizo, është e mundur që numri i përgjithshëm i paralajmëruar nga 1.500 punësime të reja të jetë edhe më i madh duke pasur parasysh përvojat e tilla pozitive me këtë investitor në fabrikën e tyre në Shtip.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski nga ana e tij potencoi se është shumë e rëndësishme që në kushtet e tanishme të krizës politike, e cila po zgjat një kohë, arrihet disi të mbahen investitorët të cilët paraprakisht kanë vendosur të ndërtojnë këtu dhe që arrihet të tërhiqen investitorë të rinj edhe pse, siç tha, disa prej tyre hamendeshin ose ende hamenden.

Paralelisht me vënien në funksion të kapaciteteve të reja të fabrikës së re Adient punohet edhe në infrastrukturën në zonë ku janë planifikuar një milionë euro dhe funksionalitetin e saj të plotë nga vjeshta.

"Sipërfaqja e zonës është 24,8 hektarë. Ka filluar ndërtimi i rrugës së kalueshme dhe të bulevardit, që të ketë qasje deri te fabrika, do të ndërtohet edhe kanalizim, rrjet i ujësjellësit dhe gardh në gjatësi prej 2.000 metrash", tha Mizo duke potencuar se përveç kapacitetit të Xhonson Kontrolls këtu ka edhe parcela shtesë për investitorë të tjerë.

Si investim të rëndësishëm Mizo e theksoi edhe ndërtimin e fabrikës në Zhelinë ku do të prodhohen ulëse të plota për nevojat e fabrikës për autobusë Van Holl. Atje janë planifikuar 350 punësime, ndërsa investimi në fazën e parë janë planifikuar gjashtë deri në shtatë milionë euro, ndërsa prodhimtaria e përgjithshme vjetore do të kushtojë deri në 10 milionë euro në vit.

Mizo potencoi se vazhdimisht vazhdon edhe mbështetja e investitorëve ekzistues. Në vijim është, siç informoi, faza e tretë nga investimi i teknohozes të cilës do të arrijnë deri në 200 vende pune. Ndërsa "Ki Sejfti Sistems" (KSS) në Kërçovë e kanë tejkaluar numrin e planifikuar nga 1.200 punësime.

Ai informoi edhe se ODV Elektrik në Ohër deri në fund të qershorit duhet ta transferojë prodhimtarinë në kapacitetin e ri. Investitori atje ka planifikuar zgjerim të objektit, që është në sipërfaqe prej rreth 5.000 metra katrorë, me ç'rast janë planifikuar 500 punësime. Në kapacitetin e Kostal, madje, janë angazhuar 90 të punësuar, ndërsa planifikohet gjithashtu edhe zgjerim të prodhimtarisë.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.04.2017, 19:31  | T.E. | 1,351 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Ja emrat e Ambasadorëve të ri që do ta përfaqësojnë Maqedoninë ?!
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasadorëve shqiptar?!
« Zhurnal mëson » Kryetari i ri i Këshillit të Komunës së Gostivarit, sërish nga rradhët e BDI-së
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Maqedoni ?
A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Maqedoni ?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.