« Ef. Rexhepi për Zhurnal: » Interesim i madh për në Haxh`xh, deri tani 740 persona të regjistruar
Koalicioni "Për një Maqedoni më të mirë" nuk mbijeton dot pa pushtet
« Asani për Zhurnal: » Sheshi "Skënderbeu" institucionalizon kulturën shqiptare
Talat Xhaferi raportoi punën e bërë brenda këtyre 100 ditëve
Shimbov: Rritja ekonomike, Maqedonija e fundit në rajon
2_217.jpg
Vllado Shimbov nga zyra e BB, vlerson se Deficiti fiskal është ulur, por në llogari të investimeve kapitale ndërsa punësimet nga shteti në dy vitet e fundit ndjeshëm kanë ndikuar në krijimin e vendeve të punës ku nga njëra anë e zvogëlon papunësinë ndërsa anga ana tjetër ka implikime mbi sistemin pensional dhe shëndesor ku 30 % e shpenzimeve të përgjithsme të qeverisë dedikohen për pensione.
 
Banka Botërore gjithashtu e thekson edhe përkeqësimin e kapitalit njerëzor, që i implementon mundësitë për rritje dhe për kualitet të vendeve të punës. Rritja dukshëm është ngadalsuar si pasoj e uljes së investimeve të cilat ishin të prekura nga kriza politike.
 
“Në krahasim me vitet e kaluara kur Maqedonia ishte njëra ndër vendet me rritje më të madhe ekonomike në rajon, këtë vit Maqedonia është ne pjesen e fundit të tabelës dhe ka ulje më të vogël të rritjes në rajon. Zvogëlimi i rritjes është pasojë e zvoglimit të investimeve të cilët ishin të prekur nga kriza politke ndërsa sa i perket rritjes ekonomike ngjashëm si vitin e kaluar, si shtyllë kryesore mbetet sektori i ndërtimtarisë, i ndihmuar edhe nga investimet publike më teper në infrastrukturën rrugore. Udhëzimet kryesore për Maqedoninë janë konsolidimi financiar dhe reformat strukturore që do të jenë të nevojshme për të stabilizuar borxhin publik”, tha Vllado Shimbov, Ekonomist në zyrën e BB.
 
“Borxhi publik i Maqedonisë është rritur dhe paraqet shqetsim, por jo deri atë nivel si në disa shtete tjera të rajonit dhe nuk është në nivel që mund të përbëj krizë apo ndonjë problem .  Vendi duhet të fokusohet në zvogëlimin e shpenzimeve, në rritjen e investimeve dhe ngadalsim të trendit të huamarrjeve”, tha Elen Goldstin, Drejtroresh e BB për Ballkanin Perendimor
 
Vendet e Ballkanit Perëndimor  zhvillohen me një ritëm më të shpejtë sesa në vitin 2015 theksohet në raport, ku sipas projeksionit rajonal për rritje ekonomike parashihej rritje prej 2.8 % në vitin 2016 dhe 3.2 për qind në vitin 2017.
 
Nga vendet e rajonit për vitin 2016 rritje  më të  lartë kishin  Kosova me 3,6 %, 3,2 % Shqipëria, 2,28 % Bosnja dhe Serbia dhe 2,1 %  Mali i Zi. Edhe në vitin 2017 dhe 2018 pritet që rritje më të madhe ekonomike të kenë Kosova dhe Shqipëria.
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 07.04.2017, 20:32  | T.E. | 859 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Sela për Zhurnal: Në zgjedhjet lokale do ta trefishojmë rezultatin, Avdiu konfirmohet si kryetar dege në Çair
Merita Spahiu i publikon një foto nusës dhe mbesës së saj, të veshura njësoj (Foto)
« Zhurnal mëson » Veland Ramadani emërohet anëtarë i Këshillit Mbikqyrës tek Banka e Maqedonisë
Bebja kosovare gëzon emrin më të çuditshëm, nuk do t’a besoni arsyen!
E çuditshme, shihni çka ka ndodhur sot në Kroaci (VIDEO)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.