Dalin pamje të reja, nga përgjakja e deri te shpëtimi i Zaevit (VIDEO)
Arrestohen 8 veta, Nuhiu largon Çavkovin nga kreu i shtabit operativ të MPB-së
Faktori Ndërkombëtar me porosi për Gruevskin: "Zhduku nga politika"
Gjatë intonimit të himnit shqiptar nga Ibrahimi në Kuvend, "Muki" dhe deputetët tjerë..
Ekonomia e Maqedonisë po stagnon, Halili: I dështuar edhe arsimi dhe politikat sociale
arben-halili_1.jpg
Shkup, 9 prill - Rritja është ngadalësuar ndjeshëm si pasojë e rënies së investimeve për shkak të krizës politike në të cilën një kohë të gjatë ndodhet vendi. Rritje është evidentuar në sektorin e ndërtimtarisë, kryesish përmes investimeve publike, derisa deficiti fiskal është ulur, në kurriz të rënies së investimeve kapitale.
 
Sipas ekspertit ekonomik Arben Halilit ky raport  tregon pasqyrën reale të ekonomisë së vendit dhe shihet qartë se kemi stagnim ekonomik i cili po reflekton në realizimin e investimeve të kompanive vendore por edhe të huaja.  
 
“Në fakt ky raport është rezultat I një paralajmërimi të mëhershem që kemi patur, sigurisht që raportet e radhës do të jenë më negative në aspekt të ekonomisë së Maqedonisë në përgjithësi dhe me theks të veqant të krizës së sterzgjatur politike. Nga vet fakti se BB po parasheh një ritje 2.8 % flet për atë se ekonomia e Maqedonisë po ndeshet me një stagnim ndoshta më të madh në vitet e fundit, dhe kjo do të reflektojë jo vetem në realizimin e investime nga kompanitë vendore por njëkohsisht do të reflektojë edhe në realizimin e investimeve të huaja”, shprehet ekonosmisti Arben Halili.
 
Ai gjithashtu potencon se Maqedonia ka dështuar edhe në segmentin e arsimit përkatësisht përgaditjen e kuadrove për tregun e punës. Halili i sheh të dështuara edhe politikat sociale. 
 
“Kemi edhe një fakt tjetër që kemi mbi 280 mijë të papunë, ndërsa nga ana tjetër kompanitë vendore po ballafaqohen me mungesën  e një kuadri adekuat i cili do të ishtë i pranueshëm për tregun e punës dhe plotësimin e nevojave të kompanive vendore… Kemi dështim edhe në aspect të politikave sociale sepse Maqedonia vazhdon me aq potencial të ushqejë një shtresë  të popullsisë të krijimit të një parazitllëkut të  skajshëm në drejtim të asaj që vetëm jep ndihma sociale dhe nuk I detyron të njejtin të kryejnë ndonjë trajnim I cili trajnim do të ju hapte një derë të re në jetën e tyre”, shprehet ekonosmisti Arben Halili.
 
Udhëzimet kryesore për ekonominë vendore janë konsolidimi financiar dhe reformat strukturore që do të jenë të nevojshme për të stabilizuar borxhin publik.
 09.04.2017, 16:07  | T.E. | 1,949 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Video » Situata del jashtë kontrollit, qindra-mijëra protestus tek Kuvendi, ka të shtëna me armë zjarri
Ali Ahmeti viziton në spital Ziadin Selën
Dalin pamje të reja, nga përgjakja e deri te shpëtimi i Zaevit (VIDEO)
Skandaloze: Gruevski arsyeton sulmin ndaj Ziadin Selës
Zbulohen imazhet e policit shqiptarë të plagosur mbrëmë në Parlament
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.