Ministri Taravari dhe Zv/Ministri Transportit dhe Lidhjeve Mehmedi vizituan spitalin..
Dega e BDI-së, Çair: Shumë pluhur për asgjë
Selmani: Fushata e zgjedhjeve lokale është bartur edhe në parlament
Komuna e Gostivarit ka pajisur me automjete profesionale NP "Komunalec"
Në Shkup 10 aksidente, pesë persona të lënduar më lehtë
skkk.jpg

Shkup, 10 maj- Gjatë 24 orëve të kaluara në Shkup kanë ndodhur dhjetë aksidente trafiku. Në pesë aksidente lëndime më të lehta kanë marrë pesë persona, ndërsa në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale.

Siç njofton SPB Shkup, janë sanksionuar 10 shoferë të cilët kanë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, ndërsa katër shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në kalim të shënuar për këmbësorë. Dy shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa ka pasur 39 automjete të parkuara jo në rregull.

Janë sanksionuar edhe 10 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë.

Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" janë larguar 51 automjete.

Sektori për parandalim sot së bashku me "Njësitin shkollor të trafikut" do të ndërmarrin masa parandaluese nga sfera e trafikut në bulevardin "Aleksandri i Maqedonisë" para QT "Autokomandë".

Në shkollat e mesme në Qytetin e Shkupit sot Sektori për parandalim do të vazhdojë me ligjëratat me temë "Ndikimi i alkoolit, drogës dhe substancave psikotropikale ndaj sigurisë në komunikacionin rrugor". Ligjëratat janë të dedikuara për maturantët dhe për nxënësit nga viti i tretë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 10.05.2017, 10:23  | L.E. | 729 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ky është burri që po e do Adelina Tahiri (Foto)
« Analizë "BIRN" » Kryetari i Haraçinës Ajvazi "dështak", nuk ka realizuar asnjë premtim prioritar gjatë mandatit të tij
Për herë të parë zëvendës kryetari i Shkupit do të jetë shqiptar, Trajanovski promovon profesor Muhamed Ametin
« Analizë » Zgjedhjet lokale për Bilall Kasamin “të jesh apo të mos jesh” !
Tragjedi në Tetovë, trajner i futbollit vdes në trajnim
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.