Muhamer Pajaziti: Raporti i Pribes pasqyron nevojat reale të Maqedonisë
Maqedonia dhe Shqipëria rivendosin komunikimin, në vjeshtë mbledhje e dy qeverive
« Analizë: » Si do të rrjedhin zgjedhjet lokale në komunat shqiptare?
Në këto zgjedhje nuk do të vlejë praktika për të votuar kandidatin e partisë që është..
BPRM: Rreziqet nga kriza politike të pranishme, bazat ekonomike pozitive
132566876.jpg

Shkup, 10 maj - Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë vlerëson se stabiliteti i bazave ekonomike mbeten pozitive dhe realizimet tek variablat kyçe të politikës monetare janë në korniza të pritjeve, si dhe ajo që rreziqet nga ngjarjet vendore politike edhe më tej janë të pranishme dhe të theksuara.

Shtojnë se të dhlnat e prillit tregojnë rritje vejtore të inflacionit prej 1 për qind, përkatësisht rritje mesatare të çmimeve për 0,6 për qind në katër muajt e parë të vitit 2017 që është rezultat i çmimeve të energjisë dhe të inflacionit bazik, gjatë edhe më tutje çmimeve më të ulëta të ushqimit.

Rezervat devizore në prill, në krahasim me fundin e vitit 2016 tregojnë rënie, në pjesë më të madhe, sipas BPRM-së, si rezultat i skadimit të depoziteve devizore të bankave vendore tek BPRM, si dhe të transaksioneve me efekt të përkohshëm.

Nga aspekti i sistemit bankar, siç qëndron në kumtesë, të dhënat fillestare për prillin e vitit 2017 tregojnë rënie tek kursimi në krahasim me muajin e kaluar. Realizimet e këtilla, konsiderojnë nga BPRM, e reflektojnë uljen e depoziteve edhe tek dy sektorët, popullatë dhe ndërmarrje, edhe pse në mënyrë më të matur tek depozitet e popullatës në kushte të pavarësisë së shtuar.

Tek aktiviteti kreditor, të dhënat filelstare me prillin tregojnë rritje të kredive në bazë mujore, me kreditim të mëtutjeshëm më[ të theksuar në sektorin populaltë.

Sipas tyre oferta më e lartë e devizave në tregun këmbyes kryesisht është rezultat i efektit sezonal gjatë festave të Pashkëve. "Lëvizjet e këtilla të tregut devizor, shtojnë, mundësuan përmirësim të likuiditetit devizor të bankave mbështetëse. Në gjysmën e dytë të muajit erdhi deri te përforcimi i kërkesës së devizave nga klientët e bankave, që rrejedhimisht u reflektua edhe ndaj rritjes së kërkesës së devizave dhe në tregun ndërbankar.

Në mbledhjen e Komitetit është vendosur se edhe krahas fundamenteve solide ekonomike, ndërkaq duke pasur parasysh ende praninë e rreziqeve nga ngjarjet vendore politike, norma e interesit të bonove të arkës të ruhet në nivel të pandryshueshëm prej 3,25 për qind. Duke pasur parasysh stabilizimin e likuiditetit potencial të bankave është vendosur në ankand që mbahet sot, oferta e bonove të arkës të jetë e pandryshuar dhe të paraqesë 30.000 milionë denarë.

BPRM edhe në periudhën në vijim do t'i ndjekë me kudjes lëvizjest, ndërsa ndryshimet e ardhshme në politikën monetare në masë të madhe do të kushtëzohen nga lëvizjet në sektorin ekstern, si dhe nga ambienti politik vendor.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 10.05.2017, 16:07  | Z.H. | 508 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Fatkeqësi e trishtë, gjen vdekjen një person nga Shkupi
Horror në Shkup, në pikë të ditës tentuan ta fusin 29 vjeçarin në bagazhin e veturës
"Postat e Maqedonisë" mbeten në "duartë" e BDI-së?
Shqipja? Ja si u përgjigj Dimitrov sot në Tiranë
Vajza e Safetes shkëlqen në të bardhë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.