« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
Makedonski Telekom publikon rezultatet për tre muajt e parë të vitit 2017
../Store/telekom_2_small.jpg

Shkup, 11 maj-  Makedonski Telekom SHA – Shkup e ruajti pozitën prej lideri në tregun e shërbimeve fikse dhe folëse në tre muajt e parë të vitit 2017, tregojnë rezultatet financiare të parishikuara në pajtim me Standardet ndërkombëtare për raportim financiar (SNRF). 

Të ardhurat e shitjes në tre muajt e parë të vitit 2017 janë 2.452 milionë denarë, që paraqesin zvogëlim prej 1,2 për qind në krahasim me vitin e kaluar. 

Neto fitimi për tre muajt e parë të vitit 2017 është rritur për 31,7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, që rezultoi me fitim neto prej 330 milionë denarë.

Në fund të tremujorit të parë, Makedonski Telekom ka 59,1 për qind pjesëmarrje tregtare në segmentin e telefonisë fikse dhe pjesëmarrje prej 47,2 për qind në pjesën e internetit me shtrirje të gjerë, në pajtim me të dhënat interne. Edhe pse të ardhurat e shërbimeve folëse në telefoninë fikse janë zvogëluar për 13,9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2016, me numrin prej 214 mijë abonuesve Makedonski Telekom e ruajti pozitën prej lideri në tregun e shërbimeve folëse fikse.

Të ardhurat e internetit me pakicë dhe televizionit digjital përmes protokollit të internetit apo IPTV-së në fund të tremujorit të parë të vitit 2017 janë rritur për 2,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar. Baza e shfrytëzuesve DSL shënon rritje të lehtë prej 0,2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak dhe është 189 mijë parapagues të internetit me shtrirje të gjerë.

Makedonski Telekom në tre muajt e parë të vitit 2017 realizoi rezultate të mira me televizion digjital, gjegjësisht me shërbimin IPTV. Numri i abonuesve rritet vazhdimisht, që rezulton me bazë prej 111 mijë abonuesish të IPTV-së në fund të tremujorit të parë ose rritje prej 6,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2016, me çka Makedonski Telekom ka pjesëmarrje prej 26,5 për qind prej tregut të përgjithshëm të TV-së , sipas vlerësimeve interne.

Në tregun e telefonisë celulare, kompania ka pjesëmarrje prej 49,4 për qind, sipas të dhënave interne. Në fund të tre muajve të parë të vitit 2017, Makedonski Telekom ka 1.233 mijë abonues të telefonisë celulare, që paraqet rritje prej 1,2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Të ardhurat e shërbimeve celulare folëse në fund të tremujorit të parë të vitit 2017 u zvogëluan për 4,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kryesisht si rezultat i të ardhurave të zvogëluara të komunikacionit në celular nga thirrjet ndërkombëtare si dhe zvogëlimit të vëllimit të komunikacionit celular prej thirrjeve ndërkombëtare të pranuara së bashku me zvogëlimin e çmimeve. Të ardhurat e shërbimeve jofolëse, nga ana tjetër u zmadhuan për 29,7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si rezultat i të ardhurave të rritura të internetit në celular dhe komunikacionit më të madh të të dhënave, si dhe prej përdorimit në rritje të modeleve tarifore.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.05.2017, 13:28  | L.E. | 859 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
Paralajmërohet shi, erë dhe borë e fuqishme ditëve në vazhdim
Kryetari i Kumanovës Dimitrievski me dy shefa kabineti, njëri shqiptarë
Video nga aksioni i mbrëmshëm i MPB dhe DAP në Tetovë, Gostivar dhe Prilep
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.