Narcizoizmet partiake shkak i mos unifikimit shqiptar në zgjedhjet lokake
S’ka guxim për konfiskim të pasurisë në Maqedoni
Ja të arriturat dhe aktivitetet e studentëve nga kolegjët më të mirë në Maqedoni
Vetëm mbrojtja me ligj shpëton bastardimin e gjuhës nga portalet
Kompani nga Maqedonia dhe Turqia do ta përforcojnë bashkëpunimin
133692124.jpg

Shkup, 11 maj - Një delegacion i afaristëve nga Republika e Turqisë realizoi takime biznesi me kompani, anëtare të Lidhjes së odave ekonomike të Maqedonisë. Në kuadër të biznes forumit drejtori i LOE, Aleksandar Zarkov nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me kryetarin e Federatës së industrialistëve dhe biznesmenëve nga Stambolli (ISIFED), Muamer Omerogllu. Qëllimi i Memorandumit është përforcimi i bashkëpunimit afarist me kompanitë nga Republika e Turqisë.

"LOE vazhdon ta përforcojë bashkëpunimin me organizatat e biznesit nga Republika e Turqisë. Delegacioni prej 25 biznesmenë nga ISIFED realizoi B"B takime me afaristë nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë. Transporti, ndërtimtaria, inxhinieringu, industria automobilistike, turizmi, shërbimet, janë sektorët të cilët kanë potencial për përforcim të bashkëpunimit. Angazhimet tona janë të ndikojmë në rritjen e këmbimit tregtar me Turqinë dhe bashkarisht do të punojmë në strategjinë për këmbim më të rëndësishëm tregtar. Besojmë se biznes takimet do të rezultojnë me eksport të kompanive të Maqedonisë në tregun turk, por gjithashtu ka edhe iniciativa për investime të përbashkëta dhe investime nga kompani turke në Maqedoni dhe atë në turizëm, industri ushqimore si dhe industri të tekstilit. I shqyrtojmë potencialet përmes bashkëpunimit të përbashkët të shfaqemi në tregun e BE-së dhe Lindjes së Afërt", tha Zarkov.

 

Kryetari i ISIFED, Omerogllu theksoi se bëhet fjalë për federatë të fuqishme sektoriale në të cilën bëjnë pjesë plotësisht 8 asociacione të indusatrialistëve të biznesmenëve të suksesshëm. Roli i tyre kryesor është në përfaqësimin e interesave të kompanive të vogla dhe të mesme të cilat kanë kontribut të madh në ekonominë e përgjithshme të RM-së.

 

Në kuadër të biznes forumit nga ana e Agjencisë për Investime të Huaja dhe promovim të eksportit u prezantuan mundësitë për investim në RM.

Prej vitit 2007 këmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve vazhdimisht ka trend në rritje, ndërsa Turqia është një nga vendet me numë më të madhinvestimesh në Maqedoni. Këmbimi tregtar ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë vitin e kaluar ishte 379 milionë euro, ndërkaq në vitin 2015 354 milionë euro.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 11.05.2017, 16:02  | Z.H. | 793 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Anketë e re e "Dimitrija Çupovski", VMRO-DPMNE bindshëm para LSDM-së, BDI e BESA të barabartë
Aksion policor, arrestohen tetë të rinj për shitje të drogës
Shkup, gjendet i vdekur një burrë 46 vjeçar
Xhansu kapet mat me të dashurin, do të befasoheni kush është ai (Foto)
Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta në prezencën e Princiit Michael i Kentit, hapi sot fabrikën “PRG Angli” me vlerë prej 15 milion dollarë
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.