Gjykata e Apelit do bëj publike vendimet, pas ankesave për rastin 'Titanik'
Ministri Bekteshi në vizite zyrtare në Bosnjë
Në Maqedoni 1.300 pasaporta diplomatike, kush i posedon ato dhe çfarë vlere kanë?!
Do të bëhet apo jo Parlamenti me pesë nënkryetar?
Rritet numri i personave të prekur nga lija e dhenve
03-secrets-doctors-wont-tell-doc.jpg
Loading...

Shkup, 12 maj - Shënon rritje numri i fëmijëve të prekur nga lija e dhenve. Epidemiologët thonë se kjo periudhë e vitit është më e përshtatshme për përhapjen e kësaj sëmundje. Që nga fillimi i vitit janë regjistruar 3600 raste, që është për 23% më shumë se vitin e kaluar. Pjesa më e madhe e të prekurve janë fëmijë që shkojnë në çerdhe.

Sipas të dhënave tona, më shumë se 50% janë fëmijë nën moshën 6 vjeçe, 85% e rasteve janë fëmijë nën moshën 14 vjeçe, këtë e them pasi në fëmijëri lija e dhenve ka fotografi më të lehtë klinike dhe më lehtë tejkalohet – u shpreh Vladimir Mikiq, epidemiolog nga Instituti i shëndetit publik.

Simptomat fillestare të lijës janë të ngjashme me ato të gripit derisa nuk paraqiten puçrrat në lëkurë. Gjithashtu bëhet fjalë për sëmundje që shumë lehtë bartet.

Lija është sëmundje ngjitëse, nëse qëndroni në një hapësirë me ndonjë të prekur nga lija, 95% e personave që nuk janë imun apo nuk e kanë tejkaluar sëmundjen, do të preken – u shpreh Vladimir Mikiq, epidemiolog nga Instituti i shëndetit publik.

Epidemiologët këshillojnë që nëse paraqiten puçrra të mëdha tek fëmijët të moshës nën një vjet dhe tek personat mbi moshën 12 vjeçe, përfshirë edhe të moshuarit, menjëherë të kërkohet ndihmë mjekësore pasi mundësitë për komplikime te gjato gjenerata janë më të mëdha. Nëse fëmija është i prekur nga kjo sëmundje nuk rekomandohet që të shkojë në çerdhe ose shkollë si dhe duhet mbajtur nivel të lartë të higjienës për të evituar komplikimet nga infeksionet.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 12.05.2017, 16:04  | Z.H. | 1,683 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Video ekskluzive nga dasma në Haraçinë që mblodhi VIP personat (Video)
Kjo është gruaja e Labinot Tahirit (Foto)
Nuk do ta besoni sa vjet ka Shyrete Behluli (Foto)
Kërcënim në aeroportin e Shkupit, 'Do ju çoj në ajër', policia po heton rastin
Ish i burgosuri më i bukur në botë del publikisht me të dashurën e re, vajzën e miliarderit VIP (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.