Tetovë, 13 maj - Gjatë mbrëmjes së djeshme në Tetovë është djegur një makinë me targa të Zvicrës, e drejtuar nga S.K (48) nga Shkupi.

Policia ka njoftuar se S.K dhe disa persona tjerë që kanë qenë në vendngjarje kanë lokalizuar zjarrin, por nuk kanë arritur të shpëtojnë pjesën e përparme të makinës.

Hetim në vend ngjarje ka bërë ekip i SPB Tetovë, por ende nuk janë zbuluar arsyet që kanë shkaktuar shpërthimin e zjarrit.

Po punohet në zbardhjen e rastit.