Të kalojnë 100 ditët e para, pastaj të gjykojmë kabinetin e ri qeveritar, thotë Males..
Analistët të ndarë lidhur me vendimin e BESËS që mos të jetë pjesë e kabintetit qever..
Kryeparlamentari Xhaferi të martën cakton seancë për zgjedhjen e qeverisë
« Lajmi i fundit » Zhurnal ju sjell përbërjen e plotë të kabinetit të Zoran Zaev
Bytyqi: Fondet IPA shfrytëzohen shumë pak, nevojitet krijimi i kapaciteteve institucionale
Fatmir Bytyqi.jpg

Shkup, 14 maj - Kriza politike në vend ka prekur çdo segment nga sfera ekonomisë. Gjat kësaj krize Maqedonia është përballur edhe me problemet për shfrytëzimin efondeve IPA nga Bashkimi Evropian, ku nuk kanë munguar edhe sanksionet e llojeve të ndryshme për këta fonde.

Maqedonia edhe para krizës politike ka pasur probleme në lidhje me menaxhimin e fondeve IPA thotë Fatmir Bytyçi, drejtor ekzekutiv në OEMVP, pasi që një pjesë e madhe e fondeve IPA nuk janë shfrytëzuar.

Por tani në sitatën kur vendi po përballet me një krizë poltike më shumë se dy vite, fondet IPA janë shfrytëzuar në formë shumë minore, ndërsa fajtor për këtë sipas Bytyçit janë mospasja e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e këtyre fondeve. 

“Në këtë periudhë dyvjeçare tani kur kemi një krizë të thelluar politike në Maqedoni vetëm se e ka vështirësuar menaxhimin e IPA fondeve dhe nuk mund të themi për momentin se pothuajse fare nuk shfrytëzohen, por upozimi im është se ka rënë dukshëm niveli dhe përqindja e shfrytëzimit të këtyre fondeve. Gjithsesi efektin e tyre besoj se do e shofim shumë shpejtë nga fundi i vitit 2017, fillim të 2018-ës, ku realisht në procesin e menaxhimit të IPA fondeve bëhet njëfarë rividimi se deri ku është implementimi dhe harxhimi i programeve të ndryshëm” – tha Fatmir Bytyqi, Drejtor Ekzekutiv në OEMVP.

Bytyçi thotë që qeveria e ardhshme duhet që të miratoj reformat e duhura dhe të formoj kapacitet  e duhura institucionale të menaxhimit të fondeve IPA si dhe nevoijitet përgaditja e atyre që implementojnë projekte për thithjen e këtyre mjeteve.

“Fokusi të jetë në krijimin e kapaciteteve institucionale të menaxhimit të Ipa fondeve dhe bashkarisht me delegacionine  BE-së dhe vet KE-në të shifet se në cilat fusha ka mangësi të kapaciteteve institucionale shtetërore. Po them kapaciteteve institucionale kur nënkuptoj agjencionet er ndryshme të cilat janë themeluar brenda ministrisë së fianacave dhe sekretariatit për eurointegrime. Nga aspekti tjetër mendoj që në periudhën e ardhshme do të duhet goxha shumë të punohet në krijimine kapaciteteve edhe tek ata të cilët do të duhet të jenë edhe përdoruaes të këtyre fondeve” – u shpreh Fatmir Bytyqi, Drejtor Ekzekutiv në OEMVP.

Tani në kohën kur skadon edhe afati i kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal parashtrohet pyetje se sa rrezikohet realizimi i projekteve të cilat realizohet nëpërmjet fondeve IPA.

Nga pushteti lokal thonë se projektet të cilat janë në rrjedhë nuk do të rrezikohen ndërsa problem paraqet konkurimi në projekte të reja,pasi që për të konkuruar për thithjen e fondeve IPA nevojitet edhe nënshkrimi i kryetarit të komunës.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 14.05.2017, 13:18  | T.E. | 817 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Lajmi i fundit » Zhurnal ju sjell përbërjen e plotë të kabinetit të Zoran Zaev
Ermira Mehmeti: Hazbi Lika njeriu që mbajti gjallë frymën anti-VMRO në BDI
« Zhurnal mëson » LSDM amortizon votën shqiptare me një ministër pa resor, Ademi i angazhuar për zhvillim të barabartë rajonal
« Foto: » Nuk do ta besoni se me kë është i martuar “Mehmeti”
« VIDEO: » Me këtë femër i motivonte Anton Quni ushtarët gjatë luftës
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.