Muhamer Pajaziti: Raporti i Pribes pasqyron nevojat reale të Maqedonisë
Maqedonia dhe Shqipëria rivendosin komunikimin, në vjeshtë mbledhje e dy qeverive
« Analizë: » Si do të rrjedhin zgjedhjet lokale në komunat shqiptare?
Në këto zgjedhje nuk do të vlejë praktika për të votuar kandidatin e partisë që është..
Memorandum për bashkëpunim në fushën e punës dhe sociales mes Maqedonisë dhe Kinës
133696432.jpg

Shkup, 15 maj - Republika e Maqedonisë dhe Republika Popullore e Kinës sot në Shkup nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në fushën e punës dhe sigurisë sociale.

Memorandumi paraqet thellim të bashkëpunimit të deritanishëm mes dy shteteve në këtë fushë dhe me të do të mundësohet shkëmbim i përvojave dhe ekspertëve, shkëmbim i vizitave në nivel ministror, si dhe organizim i përbashkët i trajnimeve dhe realizim i projekteve të përbashkëta.

Nga pala e Maqedonisë dokumentin e nënshkroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi, ndërsa nga pala e Kinës zëvendësministri i Ministrisë për resurse njerëzore dhe siguri nacionale Fu Xhinguo.

Të dy vlerësuan se bashkëpunimi dypalëshe lëviz në linjë të epërme dhe se me nënshkrimin e memorandumit pritet që kjo akoma më shumë të intensifikohet.

"Me Memorandumin nëpunësit shtetërorë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e RM-së dhe nga Ministria për resurse njerëzore dhe siguri nacionale e RP të Kimnës do të kenë mundësi të shkëlqyer që të ndihmohen mes vete dhe të bashkëpunojnë në fushën e legjislativës së punës, krijimit dhe implementimit të politikave për punësim me theks të veçantë në punësimin e të rinjve, inspektimit të punës dhe sigurisë nacionale, si dhe theks në skemën e sigurimit social të moshës me çka do të sigurohet krijim i kushteve më të mira për jetesë të qytetarëve të vendeve mike", theksoi ministri Ibrahimi.

Zëvendësministri i Ministrisë për resurse njerëzore dhe siguri nacionale theksoi se memorandumi i sivjetshëm është dokumenti i parë për bashkëpunim mes dy shteteve në fushën e punës, punësimit dhe sigurisë nacionale.

Delegacioni kinez i kryesuar nga zëvendësministri i Ministrisë për resurse njerëzore dhe siguri nacionale është për vizitë disaditëshe në Maqedoni.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.05.2017, 19:56  | B.M. | 591 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Fatkeqësi e trishtë, gjen vdekjen një person nga Shkupi
Horror në Shkup, në pikë të ditës tentuan ta fusin 29 vjeçarin në bagazhin e veturës
"Postat e Maqedonisë" mbeten në "duartë" e BDI-së?
Shqipja? Ja si u përgjigj Dimitrov sot në Tiranë
Vajza e Safetes shkëlqen në të bardhë (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.