Banorët e lagjeve Dizhon dhe Xhon Kenedi, "Një Vsiar ka lind nana, të priftë e mbara"
Aleanca për Shqiptarët sot në Bogovinë themeloi degën e Asambles së Femrës
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje,..
« Flet shefja e OSCE/ODIHR » Glover: Korniza zgjedhore ekziston, monitorojmë që ajo të realizohet
Nëse vazhdon edhe më tej kriza politike, do të ketë edhe pushime nga puna
Screenshot_15_3.jpg

Shkup, 16 Maj Zhurnal.mk - Përfaqësuesit e sektorit të biznesit janë të brengosur me mosforminin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të dhjetorit, duke përmendur një mori të pasojave negative të ekonomisë nga kriza politike, e cila tashë, tre vejt është prezente në vendin tonë.

Ata tregojnë se janë rënduar kushtet e funksionimit të ekonomisë dhe alarmojnë se do të ketë një ritje enorme të të pamunësuarëve, nëse në një kohë të shkurtër nuk do të vendoset si prioritet nevojat reale të shtetit, ekëto janë problemet ekonomike, transmeton Zhurnal duke iu referuar REL.

Ata kujtojnë se viti i kaluar përfundoi me një nivel rekord të ulët të rritjes ekonomike dhe se ekonomia dhe bizneset ende vazhdojnë të kenë probleme me likuiditet, me operacionet aktuale dhe me detyrimet ekzistuese të borxhit, si dhe përfundimin e marrëveshjeve dhe lënien e tyre pezull.

Biznesmenët thonë se tregues i parë për nevojën imediate të një zgjidhjeje të krizës është rënia e prodhimit industrial në muajin mars, me 0.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

"Kriza është duke zgjatut një kohë të gjatë, jo vetëm në këtë periudhë paszgjedhore. Si rezultat i krizëskemi shumë punëdhënës që lajmërojnë se u janë rënduar kushtet për të zhvilluar biznesin e tyre dhe nëqoftë se kjo do të vazhdojë, pasojat mund të jenë edhe më të mëdha, përkatësisht do të ketë edhe pushime nga puna të punëtorëve, si rezultat i zvogëlimit të prodhimtarisë.Punëdhënësit po vuajnë dëme lidhje me porositë, pagesën dhe rimbursim e TVSH-së nga shteti ", thotë për REL, Peco Risteski, kryetar i Unionit të Industrisë energjetike dhe Minierave.

Biznesmenët kërkojnë sa më shpejt të jetë e mundur zgjidhja e krizës që të fillojnë të funksionojnë plotësisht institucionet qeveritare dhe të kthehen kah ekonomia dhe të bëhet servisimi i një pjese të nevojave të saja.

Biznesmen Mirçe Çekrexhi thotë se po përballet me probleme të ndryshme për shkak të krizës politike në vend. Ai thekson se politikanët duhet të jenë më të vetëdijshëm se negociatat e tyre nuk duhet që të jenë vetëm në interes të klikave që përfaqësojnë ata, por edhe në interes të ekonomisë nga e cila varet i tërë shteti.

"Investitorët u shmangen investimeve, po kursejnë më shumë që është e nevojshme, duke pritur që kriza të thellohet edhe më tej. Ata duhet që të kenë fonde rezervë me të cilat do ta shpëtojnë biznesin e tyre. Po zvogëlohet edhe konsumi individual, është duke u zvogëluar edhe shitja me pakicë dhe me shumicë. Po bëhet fjalë për një të a.sh.q. goditje psiqike të ekomonisë. Kjo punë duhet patjetjër të zgjidhet dhe sa më parë të kthehet besimi në shtet" thotë Çekrexhi.

Përveç kësaj situate Çekrexhi, i cili punon në indushtrinë grafike, shon se nga fillimi i  këtij viti ai ndjen një rrënie çrej 15% në qarkullimin total në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

 

Për pasojat e situatës së krijuar politike në Maqedoni pas zgjedhjeve , sugjeroi duke theksuar  edhe zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit amerikan për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Hoyt Yi, i cili potencoi se është e rëndësishme që të krijohet një qeveri të re, që të mund të punësuarit në administratë të marrin pagat e tyre dhe që t'i kryejnë detyrimet e përditshme.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.05.2017, 12:42  | A.SH | 1,132 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Valon Bela godet ashpër Zeqirija Ibrahimin nga Lëvizja BESA: "Zeka i Abisë. Deri dje, argat i BDI-së
Vildane Zeneli provokon nga fitnesi, shfaqë gjoksin (Foto)
Igor Jug i kërcënohet ish kryeministrit Gruevski
Keqkuptimi fantastik i Getit dhe Marinës me dialektet do ju shkrijë së qeshuri
Gruevski intervistë në televizionin e Kosovës: Shqiptarët gabuan anën (Video)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.