« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Sektori ndërtimor stabil, por nuk është imun i krizës politike
sektori.jpg

Shkup, 16 maj- Sektori ndërtimor është stabil, por nuk është imun i krizës politike, e cila sipas kompanive, zgjat shumë kohë. Disa prej tyre, siç komunikuan sot në konferencën për shtyp në Lidhjen e Odave Ekonomike të Maqedonisë, tashmë i ndjejnë pasojat dhe për shkak të kësaj nuk inkurajohen të fillojnë investime të reja. Nëse kriza vazhdon, thonë, nuk përjashtohet edhe zvogëlimi i numrit të të punësuarve.

Megjithatë dakordohen se ndërtimtaria në raport me segmentet e tjera të ekonomisë, më shumë përballet me krizën politike.

"Vitet e shkuara sektori i ndërtimtarisë është prijës i rritjes ekonomike në Maqedoni dhe për shkak të kësaj ndoshta më i përgatitur përballet me krizën politike dhe shpresoj që edhe ta tejkalojë. Tash për tash, të gjitha parametrat tregojnë se është stabil, që është garanci se nëse kriza vazhdon do të mbetet kështu. Numër i rritur i lejeve për ndërtim, treg stabil i patundshmërive dhe mospasje të luhatjeve në çmim", këto janë treguesit se ndërtimtaria tash për tash është në kondicion të mirë", theksoi kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Robert Hot.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të "Adora Inzhenering" Vanço Çifliganec, kriza politike e ngadalëson klimën e biznesit dhe e devalvon. Nëse së shpejti nuk tejkalohet, drejtpërdrejtë do të pasqyrohet mbi të gjitha kompanitë.

Çifliganec tha se duhet të kthehet klima e volitshme e biznesit, sikur para dy-tre vjetëve, kur, siç tha, komunat, institucionet shtetërore, ministritë, .... kanë qenë në nivelin më të lartë, në funksion të kompanive dhe ekonomisë në përgjithësi.

Oda Ekonomike konsideron se çmimet e banesave dhe tregu i patundshmërive do të mbeten stabile.

Nga konferenca për shtyp edhe një herë është dërguar mesazhi se investimi më i mirë gjatë blerjes së banesave është zgjedhja e të ashtuquajturës eko-shtëpi, respektivisht banesë me të gjitha standardet për efikasitet energjetik sepse kjo nënkupton kursim afatgjatë të energjisë dhe parave

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.05.2017, 15:43  | L.E. | 674 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bekim Jashari në Zajaz: Ali vëlla, jemi në rrugë të mbarë
Eli Fara në këtë foto e le shumë mbrapa vajzën e saj Marinën! (Foto)
Kjo është reja e Ardit Gjebreas (Foto)
Shyhrete Behluli dhe Gold Ag përsëri në duet (Foto/Video)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.