Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Janeva konfirmon: Edhe nga pushteti aktual ka funksionarë që janë nën hetime
Veliaj: Kemi ngritur 1147 kryesi pallatesh
screenshot-10_1494940724-5858957.jpg

Tiranë, 16 maj - Caktimi i administratorëve të pallateve do t’i japë zgjidhje problematikave të shumta që lindin prej jetesës në komunitet.

Kreu i bashkisë Erion Veliaj foli sot në konferencën “Ndërtimi i axhendës për ndryshim: shtrirja e strukturave komunitare në Shqipëri”. “Ligj ka ekzistuar prej 10 vitesh, që kur u miratua nga qeveria e kaluar, por nuk u zbatua asnjëherë nga bashkitë. Kështu që, morëm një ligj i cili kishte nevojë për disa modifikime dhe sot kemi ngritur 1147 kryesi pallatesh. Vokacioni numër një i dikujt që jeton në qytet është që të jetë qytetar dhe fakti që 50% + 1 e banorëve të një pallati vijnë në asamblenë e pallatit për të caktuar kryesinë, e cila më pas do të vendosë për administratorin, është hapi i parë i një civilizimi shumë të pritur për jetesën në komunitet”, tha ai.

Veliaj deklaroi se brenda vitit do të përfundojë ngritja e të gjitha kryesive, e cila do të pasohet më pas me nënshkrimin e kontratave me administratorët e pallateve. “Do të shkojmë në fazën ku bashkia qendrore do të merret me çështje të nivelit makro dhe jo siç ndodh tani, ku kryetari i bashkisë merr letra edhe për dikë që parkon keq apo për saksitë e dikujt që kullojnë në ballkonin e fqinjit. Gjëra të tilla mund të duken banalitete, por ndikojnë në cilësinë e jetës së dikujt”, u shpreh ai, duke shtuar se për të rregulluar jetën në komunitet, Bashkia e Tiranës ka ngritur edhe një strukturë tjetër, atë të ndërlidhësit me komunitetin.  Kryebashkiaku tha se në fund të kësaj jave, Bashkia e Tiranës do të nismojë grupin e parë të administratorëve të pallateve dhe projektet me bazë komunitare.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.05.2017, 16:43  | Z.H. | 568 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
Ermal Mamaqi bën për Bleonën atë që s’e bëri për askë! (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.