Muhamer Pajaziti: Raporti i Pribes pasqyron nevojat reale të Maqedonisë
Maqedonia dhe Shqipëria rivendosin komunikimin, në vjeshtë mbledhje e dy qeverive
« Analizë: » Si do të rrjedhin zgjedhjet lokale në komunat shqiptare?
Në këto zgjedhje nuk do të vlejë praktika për të votuar kandidatin e partisë që është..
Zëri Amerikës: Negociatat vazhdojnë, Rama këmbëngul tek 18 Qershori
rama-basha1.jpg

Tiranë, 17 maj - Në Shqipëri, deri në mesnatë kanë vazhduar pa rezultat përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje të krizës politike në vend, të cilat rinisën pas kërkesës së djeshme të Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit Hoyt Brian Yee, që palët të dialogonin mbi bazën e formulës së kompromisit të ofruar disa javë më parë nga kryetari i Komisionit të Jashtëm të parlamentit europian David McAllister.

Gjatë vizitës në Tiranë, zyrtari i Departamentit të Shtetit u shpreh se SHBA-të e mbështesin të ashtuquajturën “Paketa McAllister” duke e cilësuar “një propozim të ndershëm”. Burime pranë opozitës janë shprehur se ajo ka rënë dakort plotësisht me të ashtuquajturën “Paketa McAllister”, porse sipas saj ka një tërheqje nga përfaqësuesit e qeverisë. Në thelb bëhet fjalë për disa ndryshime në qeveri, me disa ministra teknikë që të kenë pëlqimin e opozitës, sipas formulës McAllister, e cila nuk parashikon dorëheqjen e kryeministrit, kërkuar me ngulm nga opozita. Po ashtu, parashikohet dhe dhënia së djathtës, e drejtimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë që propozohet dhe shtyrja e datës së zgjedhjeve. Zoti Rama nga ana e tij ka shpjeguar se as ai nuk e ka pranuar “Paketën McAllister”, por se ka qenë i gatshëm të diskutonte mbi të, me kusht që opozita të votonte anëtarët e komisioneve parlamentare për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Burime nga opozita thanë mbrëmë se ajo ka rënë dakort dhe për çështjen e Vettingut, ndonëse pala tjetër pretendon se e djathta ka kërkuar disa ndërhyrje në ligjin për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Por pika e mosdakortësisë duket të jetë data e zgjedhjeve. Opozita duket se është tërhequr nga kërkesa për shtrjen e tyre deri në fillim të vjeshtës, dhe shprehet se ka pranuar variantin e shtyrjes në 16 apo 23 korrik, kohë brenda së cilës mund të tentohet të realizohet identifikimi biometrik i votuesve, apo dhe numërimi elektronik. Por sipas saj është kryeministri Edi Rama i cili po këmbëngul që data e zgjedhjeve të mos preket, dhe të mbetet 18 qershori. Por nga ana e qeversië nuk ka asnjë konfirmim apo përgënjeshtrim të këtij qëndrimi. Ndërkohë përfaqësuesë të komunitetit ndërkombëtar po vazhdojnë të jenë në kontakt me palët, dhe ende asgjë nuk konsiderohet e mbyllur. /Zeri i Amerikës

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.05.2017, 10:11  | Xh.I. | 408 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
A e dini sa vjeç ishte Ermal Fejzullahu kur u martua (Foto)
Fatkeqësi e trishtë, gjen vdekjen një person nga Shkupi
Horror në Shkup, në pikë të ditës tentuan ta fusin 29 vjeçarin në bagazhin e veturës
Shqipja? Ja si u përgjigj Dimitrov sot në Tiranë
"Postat e Maqedonisë" mbeten në "duartë" e BDI-së?
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.