« Vizita e presidentit Meta dhe komisionerit Hahn, flasin analistët » Partitë shqiptare të shfrytëzojnë momentin, të ecin rrugës së SHBA dhe BE-së
BE dhe NATO do të ngelin "ëndërr" për Maqedoninë nëse nuk zgjidhen problemet kolektiv..
« Analizë » Pribe, kërkon vullnet politik për ta ndarë politikën nga gjyqësori
Arka shtetërore nga e hëna "hapet" në Parlament
Një ditë pas dështimit të negociatave, Rama e nis ditën me një mesazh në “Facebook”
Untitled_10.jpg

Tiranë, 17 maj - Një ditë pas dështimit të negociatave për futjen e opozitës në zgjedhje, kryeministri Edi Rama e ka nisur të mërkurën me një mesazh për gjithë ndjekësit e rrjeteve sociale.

Kreu i qeverisë ka postuar një foto të punonjësve të sistemit të energjisë elektrike, duke i cilësuar ata të fundit si “heronj të heshtur” që punojnë në kushte tejet të vështira për të furnizuar me energji qytetarët.

Postimi i plotë:

Mirmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të përkushtimit në detyrë të këtyre heronjve të heshtur që shërbejnë çdo ditë, në çdo orë dhe shumë më fort në kushte tejet të vështira, për të siguruar furnizimin me energji për qytetarët kudo ndodhen.

Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata punonjës në sistemin e energjisë që me aftësitë dhe ndershmërinë e tyre e kthyen reformën në energji në një histori suksesi, falë së cilës sot shqiptarët paguajnë më pak për faturat e tyre ndërsa sektori nga një barrë për taksapaguesit, tanimë kontribuon me të ardhura në buxhetin e përbashkët të shqiptarëve.

Shumë është bërë por edhe më shumë mbetet ende për tu bërë në rrugën e kthimit të energjisë në një burim mirëqenie për Shqiptarët. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam, me shtet, punë, mirëqenie.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.05.2017, 10:08  | Xh.I. | 1,057 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tragjedi e rëndë në Tetovë, vdes një vajzë e vogël
U nda me të fejuarin pak ditë përpara dasmës, Big Mama tregon arsyet
Një fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty, të paktën për një dekadë!
A flet deklarata e Ziadin Selës që ASH ka humbur Ministrinë e Shëndetësisë?!
Ja si është zgjidhur skandali mes Maqedonisë dhe Serbisë për agjentin serb
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.