Do të bëhet apo jo Parlamenti me pesë nënkryetar?
Mrekullia e votës shqiptare nga zgjedhjet parlamentare në ato lokale
Taravari: Çdo kandidaturë e LR-PDSH-së për zgjedhjet lokale do të kalojë në optikën e..
DASH kërkon nga Maqedonia të angazhohet në luftën kundër terrorizmit
“Komedi në errësirë”, Najada Elmazi sjellë Londrën në Teatrin Eksperimental
KOMEDI_1.jpg
Loading...

“Komedi në errësirë”, vepra që mban emrin e autorit Peter Shaffer do të vijë premierë për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli".

Regjisorja Najada Elmazi ka zgjedhur këtë herë një komedi për skenën e teatrit dhe prej disa ditësh po zhvillon provat me aktorët për premierën. Rolet në shfaqje, regjisorja ia ka besuar emrave të njohur të teatrit.

Në premierën “Komedi në errësirë” interpretojnë aktorët Gentian Zenelaj, Laura Nezha, Marjana Kondi, Mehmet Xhelili, Laert Vasili, Eglantina Cenomeri, Gerald Sejdini dhe Karafil Shena. Janë tetë aktorë në vepër, që sipas regjisores ngjarjet i vendos në vitin 1960 në Londër. “Vepra e Peter Shaffer për herë të parë në skenë është vënë në vitin 1960 në Londër, ku është dhe qyteti në të cilën vendoset ngjarja në shfaqje”, pohon regjisorja Elmazi.

Në aktivitetin e saj me teatrin, Najada Elmazi ka sjellë më herët në skenë dhe vepra të tjera të autorëve të njohur, por këtë herë vëmendja e saj ka qenë pikërisht tek “Komedi në errësirë”.Premiera vjen në skenën e teatrit më datë 25 maj dheregjisorja pohon se është një nga komeditë më të suksesshme në Brodway. “Është një vepër, që prej kohësh kam dashur ta sjell në skenë e teatrit. Një prej komedive më të suksesshme të Brodway-t. Është një pjesë teatrore me tetë aktorë që i do të koordinuar në mënyrë koreografike në të njëjtën kohë skenike. Edhe për arsye teknike është e vështirë, sepse ata janë gjithë kohës të tetë në skenë. Një komedi karakteresh dhe situatash ku çdo gjë ndodh në errësirë. Personazhet janë dimensionalisht të ndryshme nga njëri- tjetri”, vijon më tej regjisorja Elmazi. Kostumografe në vepër është Realda Malo, skenograf Beqo Nanaj dhe as. regjisore Elvana Elmazi.

 

Aktorët në shfaqje

Regjisorja Najada Elmazi, e cila vjen dhe si producente me këtë shfaqje shprehet se nuk ka qenë e lehtë përzgjedhja e aktorëve për premierën. “E kam pasur tepër të vështirë përzgjedhjen e aktorëve, sepse do karaktere mjaft pikant. Është nga ato vepra që nuk mund të fillosh provat pa gjetur personazhet e duhur.

Më është dashur dy muaj të zgjedh kastën e aktorëve. Nuk doja në asnjë mënyrë të gaboja. Mendoj se personazhet janë çelësi i suksesit në këtë vepër dhe janë në unitet me veprën”, tregon regjisorja për aktorët në rolet e komedisë “Komedi në errësirë”.

Shfaqja fillon në errësirë të plotë. Brindslei Miler, një skulptor i ri, dhe e fejuara e tij debutuese, Carol Melkett, kanë vjedhur disa antikuarë shumë të shtrenjtë tek fqinji Harold Gorinxh, i cili është larguar për fundjavë, për të zbukuruar banesën e tij të varfër, në mënyrë që t’i bëjë përshtypje të atit të Karolës dhe një blerësi të mundshëm, pasaniku i quajtur Xhorxh Bamberger.

Para se të ftuarit mbërrijnë, një fitil në bodrum bën qark të shkurtër duke shkaktuar errësirë.

Por se çfarë do të ndodhë më tej në këtë shfaqje, publiku do të mund ta shikojë në skenën e TKES me interpretimin e tetë aktorëve të njohur. “Black Comedy” u nominua për pesë Tony Awards: shfaqja më e mirë; aktori më i mirë (Donald Madden); aktori më i mirë ndihmës (Camila Ashland); regjisori më i mirë (John Dexter) dhe realizmi skenik më i mirë (Alan Tagg). Jordan Christopher, zëvendësuesi i Michael Crawford, fitoi Theatre World Award (çmimi Botëror i Teatrit) për portretizimin e Brindsleit. Në 1970, vëllai binjak i Shaferit, Antoni Shafer, e përshtati Black Comedy për ekran, por filmi nuk u realizua. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.05.2017, 11:32  | L.E. | 465 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Marrja e patent shoferit pëson ndryshime, ja rregullat e reja në projektligj
Rushiti për Zhurnal: Osmani, figurë emblematike që i tejkalon përmasat lokale
Video ekskluzive nga dasma në Haraçinë që mblodhi VIP personat (Video)
Pushuesit mbeten pa fjalë, me trupin si sirenë të deputetës së Kuvendit të Kosovës! (Foto)
Në Maqedoni 1.300 pasaporta diplomatike, kush i posedon ato dhe çfarë vlere kanë?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.