« Analistët për Zhurnal » Qeveria e re qartëson orientimin e partive politike shqiptare
Ramabaja: Qeveria e re e Maqedonisë në funksion të stabilitetit
Lajçak: Shpresoj se me qeverinë Zaev do të marrë fund kriza politike në Maqedoni
« Ish-ministrat e Qeverisë së Maqedonisë » Ministrat e rinjë të tejkalojnë vetëveten
Ah, ky morali në politikë, ose: Telenovela Kosovare?!

Daut Dauti

Gjërat janë për përrallë: Ishte seç na ish, tri parti të mëdha opozitare bënë koalicion pas-zgjedhor për ta izoluar PDK-në e Hashimit si fituese. Vetëvendosja e Albinit, AAK-ja e Ramushit, Nisma e Jakupit dhe Fatmirit bashkë me LDK-në e Isës. I patën numrat për të bërë qeveri. Pasoi loja cic-mic me interpretime formale-juridike, pa Atifetja(kryetare) e stërzgjati dhënien e mandatit, pasuan lojërat pas perde, dhe Hashimi arriti “ta ndajë nga kopeja’ LDK-në dhe me të të bëjë qeveri. Kuptohet, gjithçka me çmim: Isa kryeministër, ndonëse jo fitues, Hashimi kryetar pasi t’i kalonte “afati” Atifetes. Dhe ashtu u bë. AAK-ja, Nisma, dhe Vetëvendosja çka nuk bënë kundër Isës e Hashimit, çka nuk u thanë, deri në akuza për tradhti kombëtare(Zajednica, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi u adresohej të dyve)...Në fund të përallës, vjen kthesa: Kadriu(Veseli) i mëshoi shkelm Isës që për gjithë atë që i shanë bashkë, t’i mbetet faji atij(Isës). Dhe vjen episoda e dytë e telenovelës: gjithë ata që u shanë e u bënë rezil, u bënë bashkë. Kushedi, pasi t’i fitojnë zgjedhjet, ndoshta në fund të mandatit dikujt i teket që të ikë nga qeveria, që fajin t’ia lë tjetrit.

Telenovelë?! Pse a nuk e kemi parë që nga Kasandra e famshme e telenovela tjera latinoamerikane e deri te këto turke si zhvillohen ngjarjet. Protagonistët(zakonisht një femër dhe mashkull) ia nisin dashurisë me njëri tjetrin, pastaj hyn në mes një tjetër, pastaj një tjetër dhe situatave të mundshme(matematikore) nuk u dihet numri, që të vijmë në përfundim se është fare normale ajo që nuk do të duhej të ishte normale: secili me secilin të ketë “aferë”!

P.S. Të mos keqkuptohem, telenovela politike këto ditë është aktuale në Kosovë, por rrospillëqet në politikë nuk kufizohen as në etni, as në gjeografi(shihni shembujt e Maqedonisë, Kosovës, Serbisë...)Shihni "lupingun" e I.Metës, Shpëtim Idrizit, po dhe të Vangjel Dules, Daçiqit ose T.Petkovskit ose Goshevit... Mixha Ramë pat thënë qysh herët: “Sa për ftyrë i koft udha mbarë!”, edhe pse s’e kishte për politikën.

 17.05.2017, 12:02  | B.M. | 1,330 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Foto: » Nuk do ta besoni se me kë është i martuar “Mehmeti”
« VIDEO: » Fustani mahnitës i Nora Istrefit në dasmën e vëllaut të Valdrin Sahitit
« VIDEO: » Me këtë femër i motivonte Anton Quni ushtarët gjatë luftës
« Foto: » Xhesika çmend turqit me këto foto përvëluese
« VIDEO: » Ku e mori Adelina Tahiri vilën super-luksoze?!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.