« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
« Han në Shkup, Zaev në Beograd, mbledhja e Strumicës » Çfarë po "zihet" në kazanin e Maqedonisë?
Bexheti: Ligji i gjuhës shqipe hap pozitiv por jo përfundimtar
« Analizë » Çereki i qytetarëve të Maqedonisë janë anëtar të VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së
LSI prezanton kandidaten për deputete në qarkun Tiranë
auto_unnamed1495019799.jpg

Tiranë, 17 maj - Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me të rinjtë e LRI-së në Bashkinë e Vorës, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun Tiranë, Eriona Bixha, etj.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim kryetari i LSI-së, Petri Vasili, tha se LSI ka qenë parti e aksionit me idenë e vetme për të krijuar një shans për të gjithë. Vasili tha se nuk mund të ketë një Shqipëri që ecën përpara pa të rinjtë.

“LSI nuk ka qenë parti e fjalëve, ka qenë parti e veprimit, e aksionit, e idesë së vetme që të ecim më shpejt për të krijuar një shans për të gjithë. Nuk mund të ketë një Shqipëri që ndryshon, që ecën përpara që transformohet pa të rinjtë. Vetëm ata mund ta bëjnë këtë gjë. Të rinjtë janë ata që thonë fjalën e tyre. Nuk mund të ketë një Shqipëri që ndryshon, që ecën përpara që transformohet pa të rinjtë. Vetëm ata mund ta bëjnë këtë gjë”, tha kryetari i LSI-së, duke shtuar se duhet që të rinjtë të arsimohen sa më mirë dhe të kenë një perspektivë në tregun e punës.

“Programi ynë për rininë është pararojë e programit tonë. Shqipëria është e re, dhe Shqipëria kërkon zgjidhje të reja. Kërkon të rinjtë që të kenë një perspektivë të re, kërkon që të rinjtë të arsimohen ndryshe, kërkon që të rinjtë të punësohen sa më shpejt”, - u shpreh ndër të tjera Vasili.

Në fjalën e mbajtur para të rinjve dhe të reja të Vorës, kandidatja për deputet e LSI-së, Eriona Bixha, shprehu bindjen se LSI do të dalë forcë parë sepse ajo mbështet njerëzit e thjeshtë dhe sepse ka një program të qartë për ne të rinjtë.

“LSI do të dalë forcë parë sepse ajo mbështet njerëzit dhe familjet e thjeshta. LSI do të dalë forcë e parë sepse ajo nxit bashkëpunimin, solidaritetin dhe ofron shanse. LSI do të dalë forcë e parë sepse ajo ka një program të qartë për ne të rinjtë duke filluar që nga arsimi profesional”, u shpreh kandidatja për deputete Eriona Bixha.

Gjithashtu, në këtë takim mori pjesë edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në kuadër të turit të tij falënderues me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së. Meta shprehu mbështetjen e tij për të rinjtë dhe të rejat që bëjnë pjesë në listat e kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Tiranës.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.05.2017, 14:03  | Xh.I. | 677 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
4 momentet kur Nora Istrefi doli pa të brendshme (Foto)
« Në emisionin e rradhës në INSIDE do të ndiqni » KU ËSHTË SHTABI I XHIHADISTËVE NË MAQEDONI?
Paralajmërohet shi, erë dhe borë e fuqishme ditëve në vazhdim
Kryetari i Kumanovës Dimitrievski me dy shefa kabineti, njëri shqiptarë
Video nga aksioni i mbrëmshëm i MPB dhe DAP në Tetovë, Gostivar dhe Prilep
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.