Muhamer Pajaziti: Raporti i Pribes pasqyron nevojat reale të Maqedonisë
Maqedonia dhe Shqipëria rivendosin komunikimin, në vjeshtë mbledhje e dy qeverive
« Analizë: » Si do të rrjedhin zgjedhjet lokale në komunat shqiptare?
Në këto zgjedhje nuk do të vlejë praktika për të votuar kandidatin e partisë që është..
Bushati: BE-ja të frenojë paqëndrueshmërinë në Ballkan
ditmir_bushati_afp_main.jpg

Tiranë, 17 maj - Viti 2017 nuk duket një vit edhe aq pozitiv për Ballkanin, që po e humbet qetësinë e rrezikon t’i hyjë një spiraleje në rënie.

Në një intervistë për “Koha ditore”, kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, edhe një herë i referohet nevojës për vëmendje nga Bashkimi Europian.

“BE-ja duhet të eksportojë më shumë stabilitet për të frenuar paqëndrueshmërinë që vjen nga Ballkani Perëndimor”, shprehet ai.

Ministri i Jashtëm analizon situatën e përgjithshme, duke nisur nga kriza e zgjatur në Maqedoni, rezultat sipas tij i dështimit në implementimin e rregullave të demokracisë, si dhe funksionimit të dobët të institucioneve.

Ngërçin në Malin e Zi, e sheh si pasojë e përplasjeve mes vizionit euroatlantik dhe forcave që tentojnë ta vendosin këtë shtet, nën ndikimin e aktorëve që e shohin NATO-n si kërcënim. Në Bosnje, gjendja është më e ndërlikuar, duke qenë se platforma e “Dayton”-it, e cila e shpëtoi vendin nga gjakderdhja, nuk shihet aktualisht si platformë shtetformuese.

Rinia në Serbi po ngrihet kundër dominimit të fuqishëm të presidentit të zgjedhur Vuçiç. Pas kësaj, vjen te Kosova dhe Shqipëria.

“Sa i takon Kosovës, shpresoj shumë që zgjedhjet e parakohshme të ndihmojnë në gjetjen e një zgjidhjeje për të gjitha çështjet delikate, që kanë pritur prej kohësh një rrugëdalje të guximshme. Lidhur me situatën në Shqipëri, në zemër të krizës qëndron frika se çfarë do të ndodhë me miratimin e Reformës në Drejtësi, një proces, pasojat e të cilit do të prekin edhe pjesë të tjera të jetës publike”, tha Bushati.

Pikërisht “stress-test”-i i Drejtësisë është për të prova e madhe, që duhet të kalojne të gjithë e që po shkakton rezistencë. I pyetur mbi rolin e Rusisë në rajon, ministri i Jashtëm u shpreh se, në thelb preferohet një marrëdhënie normale me Rusinë dhe eksplorimi i zonave të përbashkëta të interesit, por ka plot gjëra, mbi të cilat Tirana zyrtare nuk është dakord me të, duke kujtuar sesi Moska nuk humbet asnjë rast për t’i lidhur vështirësitë e vendeve të rajonit, me atë që e konsideron “përzierje të bllokut europian në çështjet e tyre të brendshme”.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.05.2017, 14:07  | Xh.I. | 447 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
A e dini sa vjeç ishte Ermal Fejzullahu kur u martua (Foto)
Fatkeqësi e trishtë, gjen vdekjen një person nga Shkupi
Horror në Shkup, në pikë të ditës tentuan ta fusin 29 vjeçarin në bagazhin e veturës
Shqipja? Ja si u përgjigj Dimitrov sot në Tiranë
"Postat e Maqedonisë" mbeten në "duartë" e BDI-së?
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.