Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Janeva konfirmon: Edhe nga pushteti aktual ka funksionarë që janë nën hetime
Ramush Haradinaj edhe zyrtarisht kandidat për kryeministër të Kosovës
99574543.jpg

Prishtinë, 17 maj - Partia Demokratike e Kosovës është bashkuar në koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën. Kandidat për kryeministër është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

"Besojmë se kjo është zgjidhja më e mirë dhe kërkesa e viteve të fundit. Ky vend ka nevojë që të drejtohet nga një njeri me kredibilitet dhe ne besojmë se ky njeri është Ramush Haradinaj", tha Muharrem Nitaj, zëdhënës i AAK-së.

 

Përfaqësues të tre partive të dala nga UÇK konfirmuan koalicionin pak para se të skadonte afati i regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në Kosovë.

 

Më herët gjatë ditës së martë, Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës dhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit u bashkuan në një koalicion parazgjedhor me kandidat Avdulla Hotin nga LDK-ja.

Që prej 10 majit, kur me një mocion të nismës AAK dhe Vetëvendosjes u rrëzua qeveria Mustafa, githë skena politike në Kosovë u përmbys. Spektri politik përmban tani një koalicion të tri partive që më 10 maj bashkuan votat e deputetëve në Kuvend për t'i bashkuar tashmë edhe ato të votuesve të tyre më 11 qershor.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.05.2017, 15:38  | Z.H. | 681 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
Ermal Mamaqi bën për Bleonën atë që s’e bëri për askë! (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.